TIRANE- PDIU prezanton projektin e saj për reformën territoriale. Përfaqësuesi i çamëve për reformën territoriale, Ardit Bido ishte dje në komisionin e Reformës Territoriale dhe prezantoi projektin e PDIU-së, e cila përplaset me interesat e OMONIA-s për ndarjen e re administrative të Shqipërisë. Në fjalën e tij përpara anëtarëve të Komisionit të Reformën Territoriale, Bido theksoi se mbështet një ndarje e cila varion nga 60 deri në 70 njësi të qeverisjes vendore dhe të gjitha ndryshimet e paraqitura konsistonin me pjesën e Çamërisë.