'Territorialja', Paloka: Mbështesim
referendumin, intensifikim 'luftës'

'Territorialja', Paloka: Mbështesim<br />referendumin, intensifikim 'luftës'
TIRANE - Partia Demokratike mbështet nismën e kryetarëve të Bashkive e Komunave për zhvillimin e referendumeve lokale kundër reformës territoriale, e cila u miratua në 31 korrik në parlament. Edi Paloka, kryetari grupit parlamentar u shpreh se beteja kundër hartës së miratuar do të intensifikohet, përmes koordinimit të zyrës qendore me ato të vendorëve.

"Absolutisht çdo komunitet ka të drejtë të zhvillojë referendum lokal. Çdo iniciativë që do të ndërmerret nga komunitetet do të mbështetet absolutisht nga Partia Demokratike, dhe ne ndërkohë do marrim vendimet tona qofshin ato politike apo ligjore lidhur me këtë çështje." tha Paloka.

Paloka shprehet se harta me 61 bashki, është aty për interesat zgjedhore të Ramës dhe Metës.

"Janë bërë disa shfaqje mediatike të Ministrit apo të Kryeministrit, u fol edhe për një sondazh që kjo është gjëja më absurde domëthënë ta paraqesësh si konsultim me qytetarët një sondazh që nuk dihet as kush e ka bërë dhe as si e ka bërë." theksoi Paloka

Salvator Kaçaj, kreu democrat i komunës së Shëngjinit, gjatë mbledhjes së PD në atë zonë, kundërshtoi fort bashkimin e Shëngjinit me qytetin e Lezhës, duke bërë thirrje për nisjen e hapave drejt bërjes së një referendumi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë