Pas vrasjes së gazetarit amerikan tani ka nisur gjuetia për gjetjen e  xhihadistit, por mediat britanike shkruajnë se ai është një reper dhe ish-DJ. “The Sun” ai quhet Abdel-Majed Abdel Bary, 23 vjeç është një ndër 6 fëmijët e Adel Abdul Bary, terrorist egjiptian që ka kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe përpara se të ekstradohej në SHBA.
 
Në vitin 2012 babai i ekzekutorit të Foley është ekstraduar në Amerikë pas një beteje të gjatë ligjore. Adel Abdul Bary akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj ambasadës së SHBA në verën e vitit 1998 në Kenia dhe Tanzani.
Ai ishte dënuar me vdekje në Egjipt pasi në vitin 1995 kishte kryer një atentat në një treg të Kajros.
 
“The Sun” shkruan se ai ka qenë edhe një ndër ndihmësit e Osama Bin Laden në fillimet e organizatës terroriste Al Kaeda dhe në kontakt të vazhdueshëm me numrin 2 të Al Kaedës, Al Zaëahiri.
 
23-vjeçari, Bary ka jetuar me mamanë Ragaa pothuajse për 10 vite në perëndim të Londrës në një zonë të quajtur Maida Vale.
 
Prestigjozja britanike shkruan se ata banonin në një shtëpi me vlerë rreth 1 milionë stërlina.  Gruaja ka mbërritur në Britaninë e Madhe në vitet 1990 pasi bashkëshorti i saj kishte marrë statusin e emigrantit.

Miqtë e Bary thonë se demonstronte gjithmonë sjellje shumë radikale  pas ndërhyrjes britanike në Irak dhe Afganistan.
Ata rrëfyen se 23-vjeçari vitin e shkuar ai ra në kontakt me një predikues të radikalizmit Anjem Choudary dhe u nis për në Siri për t’iu bashkuar terroristëve islamikë.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)