'Thesari', Braçe: Bordi i BSH pengon
qëllimisht raportimin që në 2009

'Thesari', Braçe: Bordi i BSH pengon<br />qëllimisht raportimin që në 2009
TIRANE - Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe akuzon Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë së ka mbajtur qëllimisht në terr informativ Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 2009, kur ky i fundit nuk i ka dhënë dritën jeshile raporteve të Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës që informon mbi problematikat e BSH. Në një postim të publikuar në Facebook Braçe thotë se është i shokuar
 
Braçe shprehet se mosdhënia e informacioneve nga BSH ka qenë e qëllimshme duke shtuar se ky terr informativ ka vijuar që prej 2009. Referuar disa raporteve të cilat ai shprehet se i zotëron, Braçe thekson se pavarëisht kërkesës së Inspektoriatit të Përgjithshëm për të raportuar në Kuvend, kjo është ndaluar qëllimisht nga bordi drejtues i BSH.
 
Në postimin e tij në Facebook, Braçe nënvizon se jo vetëm nuk është dhënë informacion por është refuzuar edhe ndërmarrja e një nisme të tillë.
 
Më poshtë postimi në Facebook i Erjon Braçes:
 
"I shokuar nga fakti;Inspektori i Pergjithshem i Bankes se Shqiperise kerkon ti pergjigjet Kuvendit ne vite dhe ti dergoje Raportet e tij, nderkohe Keshilli Mbikqyres nuk ka miratuar vendimet respektive ne permbushje te ketij detyrimi, para qitur ne mbledhjet e tij!! Keshtu,KUVENDI I REPUBLIKES, INSTITUCIONI PARA SE CILIT PERGJIGJET BANKA E SHQIPERISE DHE INSTITUCIONI QE ZGJEDH INSPEKTORIN E PERGJITHSHEM TE BANKES SE SHQIPERISE, ESHTE MBAJTUR NE TERR QELLIMISHT, QYSH NGA VITI 2009-TE TE PAKTEN!! Raportet e Inspektorit te Pergjithshem jane dramatike ne disa raste dhe tejet problematike ne te tjera. Natyrisht me rezerven solide per rastin e vjedhjes se fundit. Sjellin ne vemendje zbatueshmerine e ligjit ne Banken e Shqiperise, perputhshmerine e administrimit te Bankes me ligjet dhe rregulloret, mbrojtjen e interesave te saj ekonomike, ne te perditshmen e saj. Gjetjet dhe rekomandimet kane qene aty por.........Tani ju them me bindje; MOSVEPRIMI KA QENE I QELLIMSHEM!! MADJE DHE REFUZIMI!! Po kaq me bindje ju them; KUVENDIT I ESHTE MOHUAR INFORMIMI, ME TEJ KONTROLLI DHE KJO KA DENATYRALIZUAR STATUSIN E BANKES, NGA NJE BANKE E SHTETIT NE NJE BANKE JASHTE KONTROLLIT TE SHTETIT!!"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë