'Thesari', Koçi për A1 Report: Ligji
për BSH duhet të ndryshohet

'Thesari', Koçi për A1 Report: Ligji<br />për BSH duhet të ndryshohet
FIER - Anëtari i Komisionit të Ekonomisë Ervin Koçi u shpreh nga Fieri, në një intervistë për A1 Report, se në ligjin organik të Bankës së Shqipërisë duhet të bëhen disa ndryshime, në mënyrë që parlamenti të ketë një kontroll më të drejtpërdrejt mbi këtë insitucion, gjithmonë duke ruajtur pavarësinë e tij .
 
Sipas tij vetëm duke ushtruar një kontroll të tillë, mund të rikthehet besimi i publikut te Baka e Shqipërisë.
 
“Banka e Shqipërisë ka ligjin e sajë organik i cili operon në aktivitetin e sajë dhe pa diskutim ky ligj do të ndryshojë në mënyrë që parlamenti të ketë më të drejtpërdrejtë te banka e shqipërisë, padiskutim duke ruajtur pavarësinë e këtij institucioni . Në fillim të këtij sensioni parlamenti do të përdorë të gjithë kriteret e nevojshme që i lë hapësirë ligji për të ndërhyrë dhe për të vepruar në mënyrë që edhe banka e Shqipërisë si një institucion i pavarur të ruaj pavarsine por njëkohësisht të ruajmë edhe kodin rregullator që ajo të jetë në funksion të aktivitetit të sajë në ngjarjet që ka ndodhur, besimi i publikur ka rënë të banka e Shqipërisë.” tha Koçi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja