'Thesari', Paloka ironizon Fullanin:
E falenderojmë që po ‘sakrifikon’

'Thesari', Paloka ironizon Fullanin:<br />E falenderojmë që po ‘sakrifikon’
Ka përdorur ironinë kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka në lidhje me intervistën e dhënë nga guvernatori i BSH Ardian Fullani ku nënvizonte se po sakrifikonte duke mos dhënë dorëheqjen.

“Të dashur miq, pas intervistës së Guvernatorit, shpreh veçse mirënjohje dhe falënderim për ‘sakrifikicën’ që po bën duke ndenjur në detyrë e duke ‘garantuar’ se stabiliteti i sistemit bankar është shumë i rëndësishëm me qëllim që njerëzit të kenë besim tek bankat!! Kur u vodhën 7.3 milionë dollarë tonat, të shqiptarëve a thua se nuk ishte ai Guvernator!! Më mirë të mos lodhet e të sakrifikojw kaq shumë se ndryshe do fillojnë shqiptarët të protestojnë jo “Fullani ik”, por “Fullani rri”! “Rilindja” u more e vazhdojnë të merren me shampanjën e djalit të Fullanit, Erikut dhe jo me kostumet e kryeministrit 5 mijë euro, që gjithë jetën ka marrë rrogë 1 milion lekë”, deklaron Paloka në Facebook.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë