Policia italiane ka organizuar një operacion e koduar “Chicken’s House( Koteci) gjatë mëngjesit të sotëm. U zbulua një skenë e trafikut ndërkombëtarë të heroinës mes Italisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Gjykata italiane ka dhënë 9 urdhër-arreste për 9 shqiptarë nga Elbasani, mbi ta rëndon akuza e trafikut të drogës dhe organizatës kriminale.
Për dy shqiptar të tjerë dhe një italian është dhënë mara e sigurisë “arrest shtëpie”.

Grupi i narkotrafikantëve dërgonte sasi të mëdha heroine nga Shqipëria drejt Maqedonisë me destinacion Italinë.

Hetimet janë zhvilluar nga bashkëpunimi mes autoriteteve italiane, shqiptare dhe maqedonase.

Kjo organizatë kishte ngritur një rrjet të shpërndarjes së heroinës në Toskanë, Lombardi, Liguria, Puglia, Emilia Romagna dhe Trentino Alto Adige.

Policia i ka sekuestruar grupit të trafikantëve 80 kg heroinë gjatë disa viteve në aksione të ndryshme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com