Natyra e bukur dhe e pa eksploruar shqiptare, cdo ditë po mer vlerësime pozitive nga mediat dhe vizitorët e huaj që mbërrijnë për herë të parë në vendin tonë.
Blogu amerikan dedikuar turizmit “ travelpuls.com” në prag-fillimin e sezonit turistik veror, i bën një përmbledhje vendeve më piktoreske e më atraktive të gadishullit të Balkanit, për të mos u anashkaluar në guidat e tyre turistike.
Një vend i veçantë i kushtohet Shqipërisë, duke i ftuar kështu vizitorët e shumtë të zbulojnë Shqipërinë e vërtetë. Me foto të veçanta ilustrohen peizazhet e bukura të natyrës sonë si, Riviera apo lartësitë alpine të Thethit e Valbonës.
Një vend të rëndësishëm zenë monumentet e kulturës dhe trazhgimia jonë kulturore. Guidat rreth qyteteve historike si, Kruja, Berati, Durrësi e Gjirokastra, japin një përshkrim historik të ketyre trevave për vizitorin.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com