Duke cituar Kushtetutën, ai ju drejtua dy deputetëve socialistë, Vasilika Hysi dhe Adnor Shameti, duke iu kërkuar t'i tregojnë se ku e gjetëm kushtin për 15 vite eksperiencë, duke i sfiduar se nëse e gjejnë ai do të tërhiqet dhe do të kërkojë ndjesë.
"Mbush 15 vite pas 15 ditë prokuror, në të cilat rreth 10 vjet jam prokuror të Krimet e Rënda. Përmbush kriteret. Kushtet ligjore: Ja cfarë parashikon Kushtetuta, neni 148 paragrafi 1: Prokurori i përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vite punë, që kanë mbaruar shkollën e magjistraturës.
Unë jam duke përfunduar doktoraturën. Kam mbaruar shkollën e magjistraturës, në 2001 jam emëruar prokuror, kam qenë drejtor në Drejtorinë e Krimit Ekonomik-Financiar. Unë sot plotësoj rreth 15 vjet si prokuror. Në vlerësimin tim plotësoj kushtet e një juristi të spikatur. I kërkoj Hysit dhe Shametit ku e gjetën kushtin e 15 viteve prokuror? Nëse i gjejnë unë tërhiqem dhe kërkoj ndjesë", tha Muçi.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO







