'Ushtarët me shqiponjë', PDIU e
Lutaj kundër Greqisë: Shtet racist
'Të njoftohet OKB për sjelljen e Greqisë'

'Ushtarët me shqiponjë', PDIU e<br />Lutaj kundër Greqisë: Shtet racist<br />'Të njoftohet OKB për sjelljen e Greqisë'
PDIU ka reaguar pas qëndrimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë ku kërkonte dënim maksimal për 7 ushtarakët me origjinë shqiptare, të cilët u fotografuan brenda një reparti ushtarak teksa bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.
 
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi reagimin e qeverisë greke ndaj rekrutëve shqiptarë duke e cilësuar absurd.
 
Ky reagim vërteton se Greqia është ende e ngërthyer në nacionalizmin e shekullit të shkuar, duke mos pranuar identitetin ndryshe të shtetasve të saj.
 
Është e njëjta gjë sikur Shqipëria të mos pranonte në ushtri asnjë minoritar, e për më tepër të mendojë që këta shtetas do mund të ishin deputetë, kryetarë bashkie apo ministra që në Shqipëri i gjen shpesh.
 
Kujtojmë që në raste skandaloze, si parada zyrtare e ushtrisë greke, ku këndoheshin këngë që thërrisnin për vrasjen e shqiptarëve, qeveria greke nuk ndërmori të njëjtat veprime.
 
Autoritetet shtetërore greke po rrëfejnë mosrespekt të thellë për të drejtat e njeriut, po na shfaqen me nota primitiviteti dhe atavizmi edhe përballë respektimit të shtetasve të vet
’ shprehet PDIU.
 
Më tej në vazhdim të deklaratës së saj, partia që mbron të drejtat e çamëve i kërkon qeverisë shqiptare që të njohë partnerët në NATO mbi shkeljet e vazhdueshme të shtetit grek.
 
Greqia është i vetmi vend europian që nuk njeh minoritetet dhe nuk pranon se një shtetas grek mund të ketë kombësi apo besim fetar të ndryshëm.
 
Krimi i ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë tregon për një mentalitet që zë fill vite të shkuara e që vazhdon edhe sot.
 
PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të njohë partnerët tanë në NATO mbi shkeljet e vazhdueshme që shteti grek bën ndaj bashkëkombasve tanë duke nisur nga shkelja e hapur dhe e vazhdueshme e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
 
Kërkojmë gjithashtu që të bëhen me dije këto veprime në dhunim të drejtave të njeriut në instancat e Këshillit të Europës, OSBE, BE dhe OKB, ku respektimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve ka një rëndësi primare
” mbyllet reagimi i PDIU.
 
Për sjelljen e ashpër të Athinës zyrtare ka reaguar edhe deputeti i PS, Piro Lutaj, i cili e konsideron Greqinë një shtet racist për masat ekstreme që ka ndërmarrë ndaj shqiptarëve që bënë simbolin e shqiponjës.
 
Veprimin nga rekrutët me origjinë shqiptare, Lutaj e konsideron njëlloj sikur autoritetet shqiptare të merrnin masa ndaj dhjetra flamujve grekë, të cilët janë vendosur kudo nëpër banesa të shtetasve shqiptarë, kryesisht në jug të vendit.
 
Lutaj thotë se sjellja e ministrit të Mbrojtjes Kamenos është për shkak të pikiatës elektorale, por shpreson për një zgjidhje diplomatike me qeverinë greke të këtij problemi.
 
Është e disata herë radhazi, që nje element rracist perfaqesues i shtetit grek, ndërmerr masa të tilla ekstreme ndaj shtetasve të vet, duke mos iu respektuar liritë themelore të parashikuara jo vetëm në konventat europiane e ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin e brendshëm të tyre.
 
Bërja e simbolit të shqiponjës nga rekrutët me origjinë shqiptare, nuk kishte asnje arsye qe të konsiderohej e rrezikshme nga autoritetet greke te Ministrisë së Mbrojtjes.
 
Është njëlloj sikur autoritetet shqiptare të merrnin masa ndaj dhjetra flamujve grekë, të cilët janë vendosur kudo nëpër banesa të shtetasve shqiptarë, kryesisht në jug të vendit.
 
Megjithatë ky lloj presioni që vjen nga ministri grek i mbrojtjes, është i përsëritur dhe i ulët, e për më tepër ndaj një fqinji dhe homologu antar i NATO-s.
 
E kuptoj pozitën e vështirë politike të Panos Kamenos, i cili ndodhet në pikiatë elektorale, por kjo nuk e motivon ate ne përdorimin e gjesteve të tillë në dëm të reciprocitetit mes dy fqinjve për të realizuar qëllimet e tij personale.
 
Shpresojmë për një zgjidhje diplomatike me qeverinë greke të këtij problemi, dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen
” thuhet në reagimin e Lutajt në Facebook.

Pas gjestit të 7 ushtarakëve me origjinë shqiptare ministri grek Panos Kamenos mësohet të ketë deklaruar se ushtarët e repartit në Mesologji, duhet të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në të ardhmen.
 
7 ushtarët do të merren në pyetje nga Prokuroria e Janinës në cilësinë e të pandehurve. Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS