Lajmi u përgenjështrua për Report Tv nga Teuta Hoxha, nusja e djalit të Nexhmijes e cila tha se 96-vjeçarja gëzon shëndet të plotë. “Nexhmija është gjallë dhe gëzon shëndet. Lajmet e përhapura për vdekjen e saj janë të pavërteta. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar në spital dhe as nuk vuan nga sëmundje. Është në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmet e përhapura janë të pavërteta dhe dashakeqe. Vërtetë që u trondita, se më shkoi mendja te fëmijët. Mediat online jo vetëm gazetarinë po e shkatërrojnë por edhe moralin e gjithë shoqërisë”, tha Teuta Hoxha për Report Tv.
(Lajmi i publikuar fillimisht nga Newsbomb)
(Lajmi i rremë në Panorama)
(Lajmi fake news i publikuar edhe nga Balkanweb)
Edhe njëherë tjetër portalet tregojnë anën e tyre më të keqe, atë të fenomenit copy-paste nga i cili prodhohet një fake news duke bërë të vdekur një njeri që frymon dhe gëzon shëndet. Kështu Panorama Online, Newsbomb dhe Balkanweb kanë futur në “varr” sot Nexhmije Hoxhën. Të treja portalet nga nxitimi për disa klikime nuk e kanë verifikuar aspak lajmin, por kanë botuar të njëjtin tekst. Nuk është hera e parë që portalet shqiptare kanë bërë bërë gafa të rënda, por kjo e sotmja hyn ka shpjegim. Pasi për të dhënë lajmin e vdekjes së njeriu që ka bërë historinë e vendit edhe pse keq, është shumë e lehtë për ta verifikuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com