'Veliera'godina e zbuluar e Vidit?
Eduart Shehu:Ende asnjë konkluzion

'Veliera'godina e zbuluar e Vidit?<br />Eduart Shehu:Ende asnjë konkluzion
Lajmi se godina, rrënojat e së cilës po dalin në dritë në sheshin “Veliera” në Durrës ka qenë e princ Vidit, sipas arkeologut Eduart Shehu është një hiptezë e pabazuar.
 
Prof. Eduard Shehu, arkeolog i cili ndjek nga afër gërmimet ka deklaruar  për Durrës.Lajm se “ende nuk është përcaktuar çfarë godine është dhe kujt periudhe i takon ndërtimi i saj, dhe konstrukti i zbuluar gjatë gërmimeve. Për të mund të flitet vetëm pasi të dokumentohet e plotë e të studiohen shtresëzimet. Pas kësaj specialistët pritet të dalin me një konkluzion të saktë.”

Përveç themeleve që sipas zërave të ndryshëm ka qenë një godinë administrate e doganës në kohën e Mesjetës, janë gjetur edhe dy topa që datojnë në periudha të ndryshme si dhe gjyle guri në formë sferike.
 
Sipas Shehut për sa u përket zbulimeve “një gjë është tërësisht e sigurt. Topi i parë i zbuluar është i njëjtë me tri topat që gjenden te busti i Mujo Ulqinakut pranë sheshit të ish-hotel “Vollgës””.
 
Topat pranë bustit të Mujo Ulqinakut janë model anglez, prodhim i vitit 1800, dhe sipas historianëve, janë blerë nga administrata osmane gjatë fillim shekullit 19, e janë vendosur në portën e Jallisë, që është edhe porta hyrëse e portit të Durrësit, i cili ka patur edhe fortifikimin e tij.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore