'Veliera' në Durrës, zbardhet vendimi
gjykata pezullon punimet në zonën A

'Veliera' në Durrës, zbardhet vendimi<br />gjykata pezullon punimet në zonën A
Report Tv ka zbardhur vendimin e plotë të Gjykatës së qytetit të Durrësit në lidhje me pezullimin e punimeve për zonën A ku po ndërtohet 'Veliera'.
 
E ndërsa prokuroria e qytetit bregdetar kërkoi sekuestro preventive dhe pezullimin e punimeve duke mos lejuar vazhdimin e punimeve në të gjithë projektin, gjykata në datë 3 mars vendosi që të pranojë pjesërisht kërkesën duke pezulluar punimet vetëm në zonën A.
 
Në lidhje me ndërtimin e Velierës në Durrës, Sazan Guri ka kërkuar që të pezullohen të gjitha punimet.
 
Ai u shpreh se disponon vendimin e gjykatës së Durrësit për vendosje e pezullimit të punimeve në zonën A të projektit 'Veliera' duke e cilësuar këtë si fitoren e parë morale dhe institucionale.
  
Ndërkohë Guri ka njoftuar se ka siguruar lejen e policisë së Durrësit për të organizuar një protestë e cila do të fillojë sonte në orën 21:00 dhe do të zgjasë deri ditën e nesërme në mëngjes duke kërkuar pezullimin e plotë të punimeve.
 
"Sonte në orën 21:00 protestë te Torra Veneciane për të ndaluar këtë masakër. Prokuroria na pajisi me vendimin e dalë nga gjykata, që thotë se vendosja e sekuestros preventimve duke mos lejuar vazhdimin e punimeve që shtrihet në zonën A.
 
Kjo është fitorja e parë morale dhe institucionale, do të vendosim flamurin mbi Torrën Veneciane. Sot kemi disa vendime, Shkalla e Parë, Përmbarimi, KLSH, UNESCO, Presidenti dhe KiE. Edhe ISIS nuk ia bën këtë makabritet qytetit të vet
" shprehet Sazan Guri.
 
Sazan Guri deklaroi gatishmërinë për ti shkuar deri në fund kësaj proteste që ka si qëllim anulimin e këtij projekti dhe vendosjen e flamurit të fitores.
vendimi per veleren

vendimi per veleren

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për 'Velierën'

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit