'Vettingu' botohet në Fletoren
Zyrtare, pas 15 ditësh në fuqi

'Vettingu' botohet në Fletoren<br />Zyrtare, pas 15 ditësh në fuqi
Pas kalimit në heshtje të dekretit nga Presidenti Bujar Nishani është botuar në Fletoren Zyrtare ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, ose sikur njihet nga të gjithë 'Vettingu'.
 
Ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve u miratua në seancën e 30 gushtit nga mazhoranca, ndërsa opozita e bojkotoi parlamentin duke deklaruar se është anti kushtetues dhe se do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare ligji pritet që të futet në fuqi për 15 ditë.

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit do të bëhet rivlerësimi i pasurisë, figurës dhe anës profesionale të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
 
Në skaner do të kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve, ndërsa procesi synon të largojë nga sistemi të gjithë ata të cilët janë të korruptuar.
 
Rivlerësimi do kryhet nga dy institucione të posaçme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të bëjë vlerësimin e individëve dhe Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i cili do të shqyrtojë ankesat ndaj vendimeve të Komisionit.
 
Procesi i rivlerësimit do të ndihmohet nga një mision i posaçëm ndërkombëtar, i quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
 
ONM-ja do të përbëhet nga vëzhgues nga vendet partnere të Shqipërisë, ndërsa qëllimi është mbikëqyrja e procesit të rivlerësimit.
 
Rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të kryet brenda një periudhe pesë vjeçare. 

ettingu
Ligji i botuar në Fletoren Zyrtare

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!