39-vjeçarja vdes në spital
mjekët s'njoftojnë policinë
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në spitale. 39-vjeçare E.S, ka humbur jetën në një Spital Gjinekologjik, ndërkohë që nuk bëhet e ditur se kur ka ndodhur ngjarja.
TIRANE- Një 39-vjeçare ka gjetur vdekjen në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", mjekët nuk njoftojnë policinë. Ngjarja rëndohet edhe më tej, kur familjarët e viktimës janë lejuar që të marrin kufomën nga spitali pa iu nënshtruar autopsisë.
Ëngjëllueshe Stafa ka humbur jetën pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për problemet në mitër.
Dyshohet se 39-vjeçarja po trajtohej në një klinikë private pasi prej muajsh vuante nga një infeskion në mitër.
Më pas është vendosur që Ëngjëllushe Stafa të bënte ndërhyrje kirugjikale për të hequr mitrën.
Mjekët i kishin thënë më herët Ëngjëllushe Stafës dhe familjarëve të saj se kishte infeksion të rëndë në mitër dhe duhej patjetër që të hiqej mitra.
Për këtë arsyje është vendosur që të bëhej ndërhyrja kirugjikale në datën 24 maj.
Kur operacioni për heqjen e mitrës ishte në përfundim, Ëngjëllueshe Stafa pati komplikacione në zemër dhe gjeti vdekje.
Familjarët e saj e dinin që ishte në gjendje të rëndë dhe duke qënë se nuk kishtë ankesa ndaj mjekëve e kanë marrë trupin nga morgu pa iu nënshtruar autopsisë.
Pikërisht për këtë aryje 3 mjekë të Maternitetit Mbretërsha Geraldinë akuzohen për kallëzim krimi, pasi në cdo rast vdekje duhet të lajmërojnë policinë.
Mjekët Z.D, V.T e B.N janë shprehur se nuk e kanë lajmëruar Policinë, pasi familjarët nuk kishin pretendime dhe e lajuan që të merrej trupi.
Njoftimi i policisë:Më datë 24.05.2017, policia i referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.N, Z.D e V.T, vjeç 44, 50 e 61, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist, pasi dyshohet se ka gjetur vdekjen shtetasja E.S, vjeç 39, banuese në Tiranë, të cilët nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente dhe kanë lejuar që të merrej kufoma nga të afërmit, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morg.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
67.2%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1166
Lajme të tjera
-
S'ka surpriza në Durrës! Rama rikandidon Emirjana Sako, Elton Arbanën dhe Artur Bushin
25 Mars, 21:40
-
Argjentina quan qendrën stërvitore të kombëtares me emrin 'Lionel Messi'
25 Mars, 21:39
-
Tre kandidatët e socialistëve për bashkitë e qarkut Kukës, rikandidojnë 2 prej tyre
25 Mars, 21:38
-
Zbardhen emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie në qarkun e Korçës
25 Mars, 21:37
-
Zbardhen emrat e 7 kandidatëve për bashkitë e Gjirokastrës, rikandidojnë 5 prej kryetarëve aktualë
25 Mars, 21:29
-
S’ka surpriza! Rama rikandidon të gjithë kryebashkiakët aktual në qarkun e Beratit
25 Mars, 21:27
-
Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike
25 Mars, 21:22
-
Në 3 bashkitë e qarkut të Lezhës, socialistët rikonfirmojnë kryebashkiakët aktual
25 Mars, 21:17
-
Zbardhen emrat e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, socialistët rikonfirmojnë pjesën më të madhe të emrave
25 Mars, 21:11
-
Zbardhen emrat e 4 kandidatëve për bashkitë e qarkut Dibër, dy prej tyre rikandidojnë
25 Mars, 21:10
-
Spiropali prezanton kandidatët e 5 bashkive të qarkut Shkodër për zgjedhjet lokale të 14 majit, 3 prej tyre kryetarë aktualë
25 Mars, 21:08
-
Barazimi në Izrael, trajneri i Kosovës: Paraqitje e mirë, s'më pëlqeu rezultati
25 Mars, 21:02