'Zgjedhorja', LSI fajësoi PD e PS
Balla: Roli i dyfishtë s'ka kuptim

'Zgjedhorja', LSI fajësoi PD e PS<br />Balla: Roli i dyfishtë s'ka kuptim
Dy partitë kryesore të mazhorancës PS dhe LSI replikuan në distancë lidhur me punën e bërë nga komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.
 
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, fajësoi direkt PD-në dhe PS-në që të heqin dorë nga demagogjia dhe të fokusohen te puna konkrete për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje dy partive të mëdha PD-së dhe PS-së të nisin nga puna zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për Reformën Zgjedhore.

Nënkryetari i kësaj force politike, Luan Rama u shpreh se reforma zgjedhore është e domosdoshme edhe për garantimin e suksesit të reformës në drejtësi. 

"Në emër të LSI ftojmë forcat politike, veçanërisht PD dhe PS që të demonstrojnë angazhimin e tyre real për të bërë të mundur realizimin e reformës zgjedhore dhe reflektimin aq sa është e mundur, në këtë limit kohe, të rëkomandimeve të OSBE/ODIHR. 

LSI është e gatshme të ofrojë edhe në këtë rast për të bërë të mundur mbërritjen e konsensusit të nevojshëm, duke dëshmuar kështu jo vetëm pjekuri politike por dhe përgjegjshmëri para qytetarëve e partnerëve ndërkombëtarë. 

Reforma zgjedhore do të bëjë të mundur edhe suksesin e reformës në drejtësi e reformave të tjera që kanë të bëjnë me integrimin europian të vendit. Që të bëhet i mundur realizimi i zgjedhjeve sipas standardeve, është e rëndësishme dhe përgjegjësi e madhe të realizohet me sukses reforma zgjedhore. 

Ky është testi i radhës për angazhimin real për të dëshmuar se atë që kanë thënë për reformën zgjedhore nuk e kanë pasur dhe nuk kanë për ta pasur demagogji, por angazhim real dhe përgjegjësi real që duhet përmbushur
", u shpreh Rama.

Ai theksoi se është humbur kohë dhe se diskutimi për Reformën Zgjedhore është në limitet e tij. 

"Gjatë gjithë kësaj kohe nuk un bë e mudnur rtë reflrektohej asnjë prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ato rekomandime që mund të garantonin një proces zgjedhor korrekt dhe të paanshëm", tha nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.   
 
Nga ana tjetër, reagimi i socialistëve është i menjëhershëm përmes kryetarit të komisionit të reformës zgjedhore, Taulant Balla.

Sipas Ballës, PS dhe LSI kanë qëndrime të dakordësuara me rekomandimet e ndërkombëtarëve, ndërsa i kujton partnerit të koalicionit se roli i dyfishtë i skuadrës dhe arbitrit nuk ka më asnjë kuptim.
 
"I them mikut tim Luan Rama që barazlargimi i tij, duke fajësuar po njësoj edhe PS edhe PD për Reformën Zgjedhore është i padrejtë, për të mos thënë më shumë!
 
Luan Rama duhet ta dijë se PS dhe LSI janë bashke në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kanë qëndrime plotësisht të dakordësuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.
 
Po ashtu Luan Rama me siguri e di që kemi një muaj që presim që PD të bëhet pjesë konstruktive e punës së komisionit për ta mbyllur reformën. Prandaj Luan Rama le t'i bëjë thirrje PD-së siç i bëjmë edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishtë i skuadrës dhe arbitrit nuk ka më asnjë kuptim!
 
PS dhe LSI kanë bërë një punë shumë serioze në komision dhe respekti për këtë skuadër është minimumi që duhet të tregojë miku Luan Rama pavarësisht se mund t'i ketë rënë të bëjë pjesën e arbitrit!"
, u shpreh Balla. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?