VIDEO me dron/ 4 anije luftarake të NATO-s në portin e Durrësit, kontrolluan bregdetin e Porto Romanos për minat e Luftës së Dytë Botërore

DURRËS- Katër anije të NATO-s kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Anijet kishin ndërmarrë një operacion kërkim-çminimi në Porto Romano me kërkesë të autoriteteve shqiptare dhe tani janë ankoruar në Portin e Durrësit.

Katër anijet e NATO-s ishin me mision në Mesdhe dhe në ujërat territoriale shqiptare dhe meqë në Porto Romano po punohet me intensitet të lartë për ndërtime portesh dhe thellime kalatsh e kanalesh hyrëse, u kërkua kontrolli i këtyre ujërave për ekzistencën e minave ujore kryesisht të Luftës së Dytë Botërore.

Sikurse dihet, gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat gjermane e minuan bregdetin e Durrësit për të penguar zbarkimin e aleteve në një operacion të mundshëm. Gjatë punimeve në porte dhe në ujërat territoriale, deri vitet e fundit, punonjësit kanë hasur në bomba të cilat kanë rrezikuar jetën e tyre.

Komanda e flotiljes që zbarkoi sot në Durrës do të dorëzojë pranë autoritete shqiptare një raport për kërkimin si dhe hartat përkatëse sëbashku me rezultatet. Anijet do të qëndrojnë disa ditë në portin e Durrësit në mënyrë që ekuipazhet e tyre të pushojnë në tokë pas 2 muaj shërbimesh në det.

Flotilja e katër anijeve luftarake përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese. Në përbërje, 2 prej anijeve janë me ekuipazh turk, 1 me ekuipazh italian dhe tjetra me ekuipazh holandez. Anijet për 2 muaj kanë kryer misione në ujërat e detit Mesdhe si dhe në ujërat territoriale të vendit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale