4 arsye, pse Presidenti Meta, do e shpall Non-Grata ambasadoren amerikane

4 arsye, pse Presidenti Meta, do e shpall Non-Grata ambasadoren amerikane

Presidenti Meta ka hedhur dje hapin e parë drejt shpalljes Non Grata të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Ilir Meta i cili del foto me çdo qen dhe mace në Gjirin e Lalzit, ka deklaruar që s’ka kohë të pres në zyrë ambasadoren fuqi plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dje në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, u zyrtarizua qëndrimi anti-amerikan i Presidentit shqiptar, i cili me sa duket do shkoj drejt një presioni ekstrem kundër diplomacisë amerikane.

Shumëkush e ka të vështirë të kuptojë arsyet por shumë shkurt po ju rendis shkaqet politike pse Presidenti shqiptar po shkon drejt një përplasje të pashmangshme me SHBA:

1- sepse SHBA së shpejti do kërkojë arrestimin e peshqve të mëdhenj në Shqipëri, dhe lista e arrestimeve fillon me presidentin Meta.

Procedimi i Ilir Metës do bëhet nga prokurorë të SPAK por që janë nën asistencën e programit OPDAT që u sulmua dje nga Ilir Meta.

Për informacion të atyre që s’kuptojnë funksionimin e reformës: OPDAT quhet programi amerikan i financuar nga Washington për reformën në drejtësi dhe që drejtohet nga FBI.

Meta po aplikon të njëjtën taktik që përdori me ambasadorin Borschard OSCE që e shpalli të padëshiruar në takime.

2- sepse ka një qëndrim konsekuent dhe vazhdimësi të SHBA kundër Ilir Metës që daton me ambasadorin Arvizu dhe më pas me ambasadorin Donald Lu i cili kërkoi Prokurorit përgjithshëm proçedimin penal të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Qëndrimi i amerikanve kundër Metës u ri-konfirmua kur ambasadorja Yuri Kim, zyrtarizoi qëndrimin kundër protestës anti-amerikane të 2 marsit në të cilën Ilir Meta keq-përdori flamurin amerikan dhe përcolli mesazhe presioni kundër trupit diplomatik apo reformave.

Metës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të sulmoj i pari, dikë që 100% është kundër tij.

3- Sepse Meta është në aleancë me Sali Berishën dhe po përdoret shumë keq prej tij.

Berisha ka dy probleme serioze me ambasadën amerikane:

- ambasada i ka hequr vizën dhe të drejtën e hyrjes në SHBA Berishës dhe familjes së tij

- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka refuzuar ta takoj Berishën që kur ka ardhur në Shqipëri.

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar me qindra politikan dhe zyrtar me përjashtim të Sali Berishës. Atë as nuk e pret në zyrë dhe as nuk i shkon në zyrë sepse ka ardhur me njē objektiv të qartë në Shqipëri.

Në këto kushte Berisha i cili në hije lëviz gjithë fijet e opozitës, nuk i ka mbetur armë tjetër veçse ta luftoj ambasadën amerikane me të njëjtat mënyra.

Ambasadorja refuzon takim me Berishën, anasjelltas Berisha po bind Metën që mos e pres në takim ambasadoren.

4- Sepse e ambasadorja amerikane ju prishi pazarin që tentuan Meta-Berisha me Edi Ramën, për të këmbyer reformën zgjedhore me amnistinë ligjore dhe bllokimin e reformës në drejtësi.

Meta dhe Berisha kërkojnë të jenë një hap përpara në luftën me Washingtonin.

Mbrojtja më e mirë është sulmi.

Kjo strategji ju ka funksionuar kundër çdo ambasadori amerikan.

Të shohim nëse do kenë sukes edhe me njeriun e besuar të Donald Trump.

Deri dje justifikoheshin që ambasadorët janë të korruptuar nga SOROS.

Por tani s’kanë ç’thonë për diplomaten anti-SOROS e cila ka zgjedhur të jetë avokate e popullit shqiptar dhe prokurore e mafies Toto-Meta, ndonse këta dy të fundit tentuan t’a trembin të dielën, duke i rikujtuar vrasjen me eksploziv të Giovanni Falcones.

Harruan që Amerika ka peshkuar historikisht peshq më të mëdhenj se Meta dhe Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yll I bardhe: 27/04/2021 02:11

    Eshte cmenduri te kercenosh SHBA-ne. E para,as na llogarit fare,se 3 miljon sa jemi ne shba I integronon per nje vit me emigration. Keta te cmendur qe kercenojne ambasadoren,u duket se po flasin me arta daden?! Ne fakt eahte normale kur anti anglo-amerikanet u lejuan te behen pro anglo-amerikane,e njejta klase politike(komunistet). Kjo ishte diplomacia amerikane qe te mos I jepnin pushtet shtreses Jo komuniste sepse edhe keta dinin te benin ate qe beri enveri,me te njejten gjakftohtesi,CDO dite,CDO jave,CDO muaj, CDO vit,e ti linin ne pushtet sic lane enverin per 50 vjet. Fjalet e Agollit nga pak CDO dite, do beheshin fjalet e Begollit,nga pak CDO site,pa fyer gjuhen shqipe e pa shkelur ligjin e shtetit. Paradoks nuk do kishte,sepse ja paradoksi ushqen cmendurine. Keta te cmendur Kane nen kontroll shikun e psikiatrine. Zot na ruaj,se shba u dha lirine(cliruan kosoven). Fundja shba ka trashegimi ne shqiperi,cfare trashegimie kishte presidenti e berisha?! Ku amerika e Ku keta,keta as breke nuk bejne,I Kane italiane, turke, gjermane,amerikane. Ah po, I Kane edhe me vrime,I tregoi media. Por deri tani nuk kemi pare gje akoma. Amerike,mos rri po duku,te permenden rraketat e rusise e korese. Zgjohu Amerike.

    Përgjigju
  • vladimir halimi: 28/05/2020 05:50

    Meta dhe Berisha dy mafjozet me te frikshem te popullit shqipetar po i bejne keq llogarite me AMERIKEN dhe kjo eshte ne favorin e shqipetareve qe do lirohen nga ky llum qe po humbet force cdo dite qe kalon se do zhyten ata me plehrat qe kane per krah

    Përgjigju
  • Jashte shtetit: 27/05/2020 21:28

    Urimet e mia z. Spahiu. Nga analizat me te mira qe kam lexuar.Besoj se ka ardhur koha qe opinioni shqiptar te ndergjegjesohet per sa i perket luftes qe po bejne dyshja(dhe te tjere) meta berisha per ti shpetuar drejtesise. Kane mbajtur peng nje popull te tere 30 vjet po do tju vije dita ti pergjigjen te gjitha krimeve te bera per arsyen e vetme te akumilimit te pasurive personale, familjare dhe fismore. Me behet qejfi qe ka gazetare si ju qe nuk trembeni nga keto qelbesira politike (dhe qelbesira njerez besoj). Kontributi juaj eshte jashtezakonisht i vleresuar.

    Përgjigju
  • kolin broqaj: 27/05/2020 15:08

    Po su arrestua Meta,drejtesia ka hile brenda,me ket njeri ne kry te shtetit nuk ecet para,tani krimet e tije i di edhe budallaj:duhet arrestuar me çdo lloj dhimbje qofte:

    Përgjigju
  • Populli: 26/05/2020 17:11

    Ore ky qe u akuzua se u merrte leke gjyqatreve per emerime ka prape surrat e del ne media. I mbaruan lejet me sa duket. Per faj te ketij u be reforma se e qelbi dhe e beri pis kld. Ky duhet arrestuar i pari si peshk i madh

    Përgjigju
  • asd: 26/05/2020 16:58

    Po vjen koha per Sushi.

    Përgjigju
  • O tej: 26/05/2020 16:19

    Meta-Berisha nje bajge e ndare ne dysh.

    Përgjigju
  • Ismet: 26/05/2020 15:56

    Që Ilir Meta është një hajdut nuk mund ta kundërshtojë askush por ju si web komunist nuk po përshkruani se në të njëjtin nivel është edhe Edi Rama dhe Sali Berisha prandaj ju dhjefsha në politikanët shqiptarë

    Përgjigju
    • Vlora: 27/05/2020 14:45

      Ky esht komenti m me vnd q esht br. Kta jan nj web i felliqur komunist q bjn propogand pr Ramen. Bashk me Meten dhe Berishen duhet t shkoj dhe Rama q e kthehu vendin n baz gangsterash dhe kriminelesh

  • Teodori: 26/05/2020 15:46

    nese ben kete , nese arin kete te largosh keto kukkulat kineze/aziatike qe america dergon ne shqiperi dekaden e fundit, Ti o figure ke voten time e te gjithe shoqerise time perjete.

    Përgjigju
  • Fab: 26/05/2020 15:18

    Vallai se kuptova ca ishte ky artikull edhe pse skam ndonje simpati per meten .. por realisht autori duhet te sqaroj qe cfare artikulli: 1) Analiz e bazuar ne fakte (qe duhet e citoj te pakten 2-3 burime, etj etj 2) Opinion personal 3) Sulm i drejtperdrejt i paguar Sepse dhe pse realisht mendoj qe shum mund te jen te verteta , ne fund te fundit ai eshte Presidenti i vendit ne keto momente, dhe sulme kaq banale pa emer po me iniciale.. ne nje nga mediat me te medha te vendit thjesht ja ul vlerat.. Do doja shum qe ketij komenti ti pergjigjej autori sic ndodh ne mediat nderkombetare dhe jo te fishihej ose injorohej..

    Përgjigju
  • Hinglsteri: 26/05/2020 13:39

    Meta mender ti haje mune Ambasadores se USA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë