4 ditë arrati nga vrasja e efektivit
Ja zona ku u fshehën vëllezërit Aliko

4 ditë arrati nga vrasja e efektivit<br />Ja zona ku u fshehën vëllezërit Aliko
GJROKASTER - Pyjet e fshatit Kardhiq rreth 22 kilometra nga Lazarati kanë qenë vendstrehimi i fundit i dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, të akuzuarit kryesor për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha dhe plagosjes së dy policëve të tjerë.

Mister mbeten rrethanat e çarjes së rrethimit policor në Lazarat dhe e ardhjes së dy vëllezërve në Kardhiq. Mendohet se kjo lëvizje është bërë me ndihmën e një mjeti dhe një banori që e njeh mirë zonën.

I dyshuari kryesor është Dritan Shehajt, personi i arrestuar gjatë ditës së shtunës furnizues me ushqime i dy të rinjve.

Shehaj aktualisht po merret në pyetje në Prokurorinë e Gjirokastrës, por deri tani nuk ka të dhëna lidhur me deklarimet e tij.

As banorët e komunës Cepo në territorin e se cilës gjendet Kardhiqi nuk kanë parë asgjë të dyshime, madje për ta ka qenë surprizë fakti që dy vëllezërit Aliko u gjetën pikërisht në pyjet e këtij fshati.

Para kamerave banorët refuzojnë të komentojnë por edhe jashtë saj askush nuk di të thotë ekzakt pozicionin se ku ishin fshehur dy vëllezërit Aliko.

Këta të fundit gjatë arratisë së tyre janë ndihmuar shumë nga terreni i thyer e malor i zonës, ndërsa dyshohet se Malësia e Tepelenës ka qenë dhe vendi ku donin të arrinin, çka më pas do e bënte të vështirë arrestimin e tyre. 

Policia e cila kishte marrë informacione të sakta për vendndodhjen e të rinjve ka bërë rrethimin e zonës dhe dorëzimi ishte e vetmja alternativë për dy vëllezërit Aliko.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok