4 ditë pas zgjedhjeve, ministrat
teknikë të PD ende në Qeveri

4 ditë pas zgjedhjeve, ministrat<br />teknikë të PD ende në Qeveri
TIRANE-Edhe pasi kanë kaluar 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare, ministrat teknikë të PD vijojnë të pashqetësuar punën në qeveri.

Në bazë të marrëveshjes me Partinë Demokratike, në kabinet janë edhe 6 ministra teknikë të propozuar nga PD dhe një zëvendëskryeministër: funksioni i tyre ishte të monitorojnë procesin zgjedhor dhe asgjë më shumë. Por çfarë ndodh tani që procesi u mbyll?

 Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Gazmend Bardhi, Mirela Karabino Arben Beqiri, Xhuljeta Kertusha dhe Ledina Mandija ne postin e zv.kryeministres u dekretuan edhe nga Presidenti Bujar Nishani më 22 maj.

Por pas rikonfirmimit të Partisë Socialiste për një mandat 4 vjeçar, pyetja që lind është, këta ministria a do të largohen për t’i hapur rrugë ministrave socialistë të votëbesuar nga qytetarët?

 Vetë ministrat teknikë duket se nuk e kanë në plan të japin dorëheqjen apo të largohen deri në formimin e qeverisë së re, pasi theksojnë se janë dekretuar nga presidenti dhe do të respektojnë nenin 106 të Kushtetutës, sipas te cilit “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”.

 Të kontaktuar dje nga Report Tv disa prej ministrave teknikë thanë se do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë.

"Nuk kamë asnjë informacion për këtë gjë nuk kemi kontaktuar e biseduar për këtë gjë, jemi dekretuar nga presidenti kaq për momentin, jemi pjesë e një marrëveshjeje dhe do ta zbatojmë atë ashtu siç është lënë nga ata që kanë bërë marrëveshjen", tha ​ Mirela Karabina, Ministre e Arsimit.

Ndërsa Gazment Bardhi Ministër i Drejtësisë, tha: "Këto pyetje, dhe çdo pyetje që ke për ministrin, e komunikon nëpërmjet zëdhënëses së shtypit. Ata që kanë nënshkruar marrëveshjen merri në telefon dhe pyeti jo mua. Përgjigjja ime është shumë e qartë, merr zëdhënësen dhe transmetoi pyetje, unë jam në krye të detyrës dhe jam në punë".

Por mund ta mbajmë peng tani 6 dikastere nga me te rëndësishmet në vend deri në shtator kur zyrtarizohet kabineti i ri? Tashmë pritet për t’u parë nëse kryeministri Rama do ia dalë të bëjë shumicën në Kuvend për të shkarkuar ministrat teknikë, ashtu siç edhe paralajmëroi tre javë më parë.

Ndërkaq pas lajmit ne Shqiptarja. com e Report Tv, pati lëvizje tek Drejtorët Teknikë. Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike liroi nga detyra Haki Mustafën dhe ka rikthyer në krye të OSHEE Adrian Çelën. Mustafa u propozua nga Partia Demokratike dhe u emërua më 2 qershor në krye të OSHEE pas marrëveshjes së 17 majit mes PD dhe PS.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…