4 ditë Fest-Jazz in Albania në Tiranë
me artistë nga Shqipëria dhe bota

4 ditë Fest-Jazz in Albania në Tiranë<br />me artistë nga Shqipëria dhe bota
Grupe muzikore të ardhura nga Austria, Turqia, Izraeli, Holanda, Zvicra, Shqipëria, etj do të jenë pjesë e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar Xhaz Albania. Duke nisur nga dita e martë, më 19 korrik, deri më 22 korrik festivali i xhazit do të mbahet te Resorti Stela në orën 20.oo. Risi e edicionit të pestë të këtij festivali janë kompozimet origjinale, pohon drejtori artistik i festivalit Genti Rushi.

Ka një larmi personalitetesh muzikore. Stili është po ai jazz, por ka si të thuash një martesë stilesh një larmi që eksperimenton me stilet word muzik, muzikë etnike dhe klasike. Janë të gjitha stilet muzikës moderne. Pra do të jetë një festival që edhe në pikëpamje muzikore është gjithëpërfshirës'', u shpreh Genti Rushi.
 
Menaxheri i festivalit Valter Xoxa u shpreh për mediat se ky është një event artistik i rëndësishëm për kryeqytetin i mbështetur edhe nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Në edicionin e pestë të Festivalit Jazz Albania do të ketë kompozime të tilla si ato që luhen nga përfaqësuesit e festivalit Tommaso Troncon Quintet .

Bashkë me grupin Shalosh që vjen nga Izraeli në festival do të performojnë grupi i Gani Jakupit me artistë sapnjollë, trioja turke Mavi Jol, një trio e njohur zvicerane dhe Andi Kongo nga Shqipëria. Merr pjesë edhe artistja e njohur Irmie Vesselsky, që do të përfaqësojë Austrinë në festivalin e Xhazit. Ajo do të performojë një kombinim midis jazzit dhe muzikës klasike

Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar Xhaz Albania që shfaqet falas për publikun. Edicioni 5-të i Festivalit do të shkojë edhe në Shkodër, Fier e Sarandë.

festivali jazit

festivali jazit

festivali jazit

festivali jazit

festivali jazit

festivali jazit

festivali jazit

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!