TIRANE – Televizioni A1REPORT ka qenë sërish sot pranë zyrave qendrore të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, ku prej katër ditësh, në këtë institucion është ndërprerë puna me justifikimin se prej luhatjeve te energjisë elektrike është djegur serveri.
Në hyrje të QKR-së sot gjen sërish qytetarë që largohen pa marrë shërbim ndërsa njoftimi i cili ishte vendosur më parë në xhamin e derës së tij, është ndryshuar dhe sipas pusullës puna në këtë institucion fillon më datë 4 mars. Prej 4 ditësh QKR rezulton e mbyllur dhe askush nuk punon në këtë institucion.
Për të katërtën ditë radhazi Qendra Kombëtare e Regjistrime në mënyrë të mistershme vazhdon të mos funksionojë ndërsa sipas vetë institucionit qytetarët dhe bizneset e interesuara do të mbeten të paktën edhe 3 ditë të tjera pas asnjë shërbim.

(Njoftimi që gjendet sot në QKR)

(Njoftimi që ndodhej dje në QKR)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com