Kthimi në shtëpi i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar vazhdon.

Një prej 4 familjeve që morën sot çelësat e banesës së re nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj është dhe ajo e Indrit Plakut në Farkë, i cili është eksponent i lartë i PD-së në zonë  dhe njëherësh edhe kushëri me Fatbardh Plakun, ish-funksionar i lartë në qeverisjen e djathtë.

Indrit Plaku falënderoi Veliajn dhe Ramën që iu gjendën pranë në momentet e tij më të vështira, duke ndihmuar gjithëkënd pa bërë asnjë dallim politik.

"Shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm ju lumshin duart. Shumë faleminderit në gëzime, inshallah o Zot! Zoti mbarë ju priftë gjithandej nga të gjitha anët. Keni një drejtues shumë të mirë. Për Zotin i mrekullueshëm nuk mund  të shaj asnjë. Kudo ka ardhur ka punuar natë e ditë vetë personalisht në këmbë, janë disa gjëra që robi duhet t’i shohë" -tha Plaku

"E kemi për detyrë, ti rrofsh për fjalën e mirë" - tha Veliaj

"Realiteti ka punuar natë e ditë, të betohem. Plus me stafin drejtues keni një staf shumë të mirë. Nuk e di çfarë të them" - tha Plaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Batutat/ Leh qeni i shtëpisë, Rama në Farkë: E paskeni një analist, ju jep komentet e ditës çdo mëngjes (VIDEO)

Në vizitën që zhvilloi sot në Farkë, ku së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Veliaj i dorëzoi çelësat e shtëpive të rindërtuara 4 familjeve në Farkë, kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me njërin prej banorëve.

Teksa futej në shtëpinë e rindërtuar kryeministri Edi Rama qeni i një familjeje po lehte dhe Rama e ka auajtur “analist”.

"E paskeni një analist në shtëpi, ju jep komentet e ditës", tha Rama. Ndërkohë që Kryefamiljari iu përgjigj se "na lë edhe natën pa gjumë".