Pastrimi i parkingut do të ishte i zakonshëm si i çdo dite tjetër për sanitaren e një lokali në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Por, e njëjta gjë nuk ndodhi gjate mesditës së të hënës së 10 tetorit. Gruaja, në afërsi të disa makinave të parkuara gjeti një send të zi në tokë, i cili dukej se kishte të mbështjellura disa objekte në brendësi. E shkujdesur e hapi për të kontrolluar, edhe pse dyshoi se ishin mbeturina për t’i hedhur, të cilat mund t’i kishte lënë ndonjë klient i pa kujdesshëm. Pasi hapi qesen e zezë vuri re se në të gjendeshin granata. Në panik, gruaja njoftoi pjesën tjetër të stafit të lokali, të cilët vunë në dijeni edhe pronaren. Brenda pak minutave mbërriti policia, e cila qetësoi pronarët pasi nuk kishte asnjë rrezik të shpërthenin.
Brenda qeses së zezë të mbeturinave u gjetën katër granata dhe dy kapsollë detonatorë, të cilët nuk ishin aktivizuar për të shpërthyer. Dyshimet e para të policisë janë për një tentativë të poseduesve të këtyre armatimeve për t’i hequr qafe. Pranë lokalit, i cili është një ndër më të frekuentuarit në zonë ka lëvizje të herë pas hershme të patrullave të policisë, prania e të cilave mund të ketë ushtruar presion tek autorët për një kontroll të mundshëm, çfarë i ka detyruar ata t’i lënë në parking të lokalit.
Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja, policia nuk ka mundur ende të identifikoj personat që lanë qesen me granata. Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë së lokalit nuk kishin fushëpamje deri në vendin ku u gjet qesja. Blutë janë duke kqyrur edhe kamera të tjera të biznesit, për të parë nëse ndonjë person me precedent apo i skeduar, të ketë kaluar përreth perimetrit të lokalit, çka do të lehtësoj punën e tyre për të identifikuar autorët. Paraprakisht, policia përjashton mundësinë e një sulmi ndaj lokalit.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4022
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Kompania: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49