4 grupe polifonike ushtojnë për 6
muaj në Bienalen e Venecias

4 grupe polifonike ushtojnë për 6<br />muaj në Bienalen e Venecias
4 grupe polifonike shqiptare do të performojnë në Bienalen e Venecias, që do të çelet më 28 maj dhe do të mbahet deri më 27 nëntor 2016. 

Bienalja e kuruar nga Simon Battisti, Leah Hitman-Salkin dhe dizenjuesit Åbäke vjen me këtë ide të mrekullueshme që lidhet me trashëgiminë kulturore shqiptare. 

Në Venecia do të performohen këngë polifonike me tekste nga personalitetet më të njohura të artit botëror si Yanis Varoufakis, Etel Adnan, Mourid Barghouti, Michel Butor, Ornela Vorpsi, Anri Sala, etj 

Këngët në pllaka gramafoni 30 cm do dëgjohen gjatë gjithë kohës që mbahet Bienalja per 6 muaj. Kuratori i grupit të Pilurit në Bienale, Kristo Cipa zbulon një detaje nga njëra prej këngëve polifonike, të kuruar nga anglezi Simon Battisti dhe Leah Whitman-Salkin 

Kënga labe me nota erotike dhe humori “Tëzë-mëzë, tëzë-mëzë, zuri korbi një thëllëzë” do të interpretohet nga grupi i grave të Pilurit. Sipas Kristo Cipës kënga përshtatet shumë mirë në variantin rock, edhe për mënyrën si këndohet.

Ja disa nga vargjet: 

“Zuri korbi një thëllëzë
Ç’e do korbi atë thëllëzë
Të loz dhe te qeshë me tëzë.
Si e mori, ku e shpie. 
E të tjera

Kënga ka një përputhje me polifoninë origjinale e traditës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord