Mirëmbajtja e segmenteve kryesorë të vendit nuk do të bëhet më nga Ministria e Transporteve por nga 4 kompani private. Qeveria do të hapë më 16 shtator tenderin për dhënien me kontratë te 4 kompani private mirëmbajtjen e 1400 kilometrash rrugë.
Programi do të kushtojë 128 milionë euro dhe do financohet në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadrin e “Projektit të Bazuar të Rezultatet për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e rrugëve”. Bëhet fjalë për katër kontrata në segmentet Shkodër-Kukës, Dibër-Tiranë, Fier-Elbasan-Korçë, dhe Vlorë-Gjirokastër.
Mësohet se 16 kompani kanë kaluar fazën parakualifikuese të tenderit. Mes tyre numërohen një numër i madh kompanish huaja, por edhe pesë kompani shqiptare që janë përfshirë në tender në bashkëpunim me shoqëri të huaja. Ato janë Gjoka, Gener 2, Geci, Albavia dhe Salillari.
Shifra prej 128 milionë eurosh është e ulët duke parë se Ministria e Transporteve vlerëson që deri në vitin 2020 nevojiten 329 milionë euro për të siguruar kushtet e duhura për mirëmbajtjen e rrugëve. Aktualisht përdoret për mirëmbajtje vetëm 25-30% e fondeve të nevojshme për të garantuar kushtet e duhura të rrugëve. Kjo shifër është më e vogël nga ajo që arkëton Qeveria ccdo vit nga taksat që u mblidhen qytetarëve (si akciza e karburanteve apo taksa e qarkullimit).
Qeveria shqiptare ka shpenzuar mesatarisht 2,914 euro për mirëmbajtjen e një kilometri rrugë në vitin 2012, e cila është e pa mjatfuteshme dhe e ulët në krahasim me vendet e rajonit. Kosova në vitin 2011 ka shpenzuar 3,700 euro për mirëmbajtjen e një kilometri rrugë, Bosnja 7,700 euro, ndërsa Serbia e Rumania mbi 9 mijë euro për kilometër.
Programi 128 milionë euro vjen në çastin kur Qeveria ka bërë publike edhe planin për zgjerimin me tre korsi të Superstradës Tiranë Durrës, i cili vlerësohet se do të kushtojë 150 milionë euro.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1373
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor, 18:31
-
Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)
26 Dhjetor, 18:21
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor, 17:54
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
26 Dhjetor, 17:52
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51
-
Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë
26 Dhjetor, 17:39