4 mijë fermerë përfitojnë nga skema kombëtare, janë parashikuar 743,9 milionë lekë

Rreth 4 mijë është numri i fermerëve që do të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Mbështetjes. Sipas ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi për mbështetjen e tyre janë parashikuar 743,9 milionë lekë dhe ata që do të përfitojnë më shumë janë blegtorët. Aplikimet, të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme bëhen online në e-Albania pa pasur nevojë për dokumente dhe do të zgjasin deri në 19 qershor.

 “Përfitues të kësaj skeme në radhë të parë janë fermërët që merren me blegtori, të cilët do të marrin mbështetje drejtpërdrejtë për tufën e matrikulluar. Mbështetje kemi edhe për serrat e tunelet plastike që do të rinovojnë plastmasin. Gjithashtu do të japim subvencione për sipërmarrjet që do të kërkojnë të marrin çertifikimin Global GAP, për rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare, si dhe për sektorin e bletarisë”, tha ministri Çuçi.

Ministri bën të ditur se fluks aplikimesh ka pasur që ditën e parë, ndërsa procedurat kryhen online dhe pa pasur nevojë për dokumente.

Si bëhet aplikimi? Fillimisht bëhet regjistrimi në e-Albania, si qytetar, me të dhënat e kartës së identitetit. Më pas zgjedh llojin e fermerit, vendndodhjen e fermës, masën si dhe sasinë për të cilën do të aplikoni. Më pas klikon dërgo.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat