Më 13 tetor të vitit 2025, ministrja e Brendshme Albana Koçiu, lajmëroi udhëzimin për ndalimin e qarkullimit në rrugët në Shqipëri, të monopatinave. Prej asaj kohe, kanë kaluar më shumë se 4 muaj, por monopatinat, i gjen ende në rrugë.
Vetëm se nëse policia të ndalon, mjeti sekuestrohet. Në fakt ndalimi me udhëzim, ishte i përkohshëm me argumentin se monopatinat ishin kthyer në një rrezik për aksidente. Kjo kohë do të shfrytëzohet për të përcaktuar rregullat e qarta, se si do të lëviznin monopatinat në rrugë, mosha e drejtuesit, apo qoftë edhe regjistrimi apo targimi i tyre.
Por as kjo nuk ndodhi. Rregullat nuk janë gati. Mijëra përdorues, sidomos në Tiranë, të cilët monopatinën e kanë mjet të domosdoshëm në përditshmërinë e tyre, përballë trafikut që ka mbytur kryeqytetin, janë në udhëkryq dhe pa përgjigje se kur do të lejohet qarkullimi i tyre.
Dhjetëra përdorues monopatinash, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile protestuan këtë të mërkurë para Ministrisë së Brendshme. Me monopatinat me vete dhe pankarta në duar, përdoruesit bënë thirrje për rikthimin sa më parë të tyre.
“Unë jam vetë biznesmen, kam për tu çuar lekët në bankë. Ka ndikuar shumë, më shqetëson, për kohën, për paranë, për të gjitha. Është bërë çdo gjë e shtrenjtë. Kishim rreth 6 muaj, kishim gjetur zgjidhje. Ne jemi të gatshëm ti përgjigjemi kushteve. Të njëjtën monopatinë e përdorte dhe djali”, tha një protestues.
Në protestë, ishin dhe biznese që i shesin ato apo servise që i rregullojnë këto mjete. Ata akuzuan kryeministrin Edi Rama se vetë udhëton me helikopter, duke iu refruar vizitës në Korçës për Polin e Dijes, pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas.
“Përfaqësoj edhe një biznes të vogël familjar, për riparimin e skuterëve, 4 muaj e fundit na duhet të marrim kredi për të përballuar kostot. Ministrja pa asnjë paralajmërim blloko skuterët. Është halli i të rinjve që duan të rrinë në këtë vend, të jetojnë këtu dhe jemi të varur nga vendime të tilla arbitrare. Kryeministri lëviz me helikopter, ndërsa ne të tjerëve na duhet të ecim me këmbë”, tha një protestuese.
Shoqëria civile paralajmëroi padi për vendimin e bllokimit të monipatinave, nëse nuk do të ketë reagim nga ministria për rikthimin e tyre. Në një konferencë për shtyp të 20 shkurtit ministrja e Brendshme, deklaroi se ngërçi është tek përcaktimi i vendit ku do të qarkullojnë, në rrugë apo në korsinë e biçikletave.
Komente











Po mund të qarkullojnë me Targa ,me siguracion,me Kasko,me Patentë,si Motorra 't!
PërgjigjuKokecepshat e PD i con bariu si dele sa andej-kendej! Mos harroni molotovin te shtunen.
Përgjigju