Pas më shumë se 4 muajsh nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh protestuan para Ministrisë së Brendshme.

Ata kërkojnë kthimin e skuterave të sekuestruar, anulimin e vendimit për ndalimin e tyre si dhe dëmshpërblimin e bizneseve dhe qytetarëve për dëmin ekonomik. Qytetarët akuzuan kryeministrin Edi Rama se fluturon me helikopter, ndërsa ata duhet të ecin në këmbë. 

“Unë jam vetë biznesmen, kam për tu çuar lekët në bankë. Ka ndikuar shumë, më shqetëson, për kohën, për paranë, për të gjitha. Është bërë çdo gjë e shtrenjtë. Kishim rreth 6 muaj, kishim gjetur zgjidhje. Ne jemi të gatshëm ti përgjigjemi kushteve. Të njëjtën monopatinë e përdorte dhe djali”, tha një protestues.

“Do doja të flisja si përdorues, kam 5 vite që lëviz me skuter, jetoj në Fresk dhe më duhej të shkoja në punë, njëherë në Alidem, te Komuna e Parisit, është një rrugë që me urban më merr 3 orë kohë. Nëse gjej vend, se ndryshe do duhet të pres në stacion. Përfaqësoj edhe një biznes të vogël familjar, për riparimin e skuterëve, 4 muaj e fundit na duhet të marrim kredi për të përballuar kostot. Ministrja pa asnjë paralajmërim blloko skuterët. Është halli it ë rinjve që duan të rrinë në këtë vend, të jetojnë këtu dhe jemi të varur nga vendime të tilla arbitrare. Kryeministri lëviz me helikopter, ndërsa ne të tjerëve na duhet të ecim me këmbë. Atyre qytetarëve tjerë në Korçë duhet të ecin me frikë, se rrugët shemben dhe ministrja në konferencën për mediat thotë që do presim të bëhet infrastruktura që të lirohen skuterët. Është antiligjore sekuestrimi i një prone private është i paligjshëm”, tha një tjetër protestuese.

Para disa ditësh ministrja Koçiu përsëriti se nuk tërhiqet nga vendimi për ndalimin e monopatinave dhe se po punohet për rregullimin e kuadrit ligjor.

Lajmi në përditësim…..