Datë në historinë detare/ Tre anijet italiane, luftanija “ JUGLUO CESARE”, si dhe nëndeteset “MAREA” dhe “NICHELLO” hynë në gjirin e Vlorës në fund të muajit dhjetor 1948 dhe dolën nga gjiri I Vlorës si anije të ish-BRSS me emrat respective Z 11, Z 13 dhe Z 14.
Nga të gjitha anijet që Italia do ti dorëzonte ish-BRSS, mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në përputhje me traktatin e Parisit të 10 shkurtit 1947, vetëm tre prej tyre përbënin problem nga pikëpamja juridike. Ato ishin luftanija “ JUGLUO CESARE”, si dhe nëndeteset “MAREA” dhe “NICHELLO”, të cilat nuk mund të kalonin në ngushticat Turke. Sipas Konventës së Montreux, luftëanijet dhe nëndetëset e shteteve jo bregdetare të detit të Zi nuk mund të kalonin këto ngushtica. Për këtë qëllim u caktua që Flota Luftarake Detare e ish-BRSS të merrte në dorëaim këto tre anije në gjirin e Vlorës, Shqipëri. Për këtë qëllim anijet ndryshuan emrat respektivisht Z11, Z 13 dhe Z 14, si dhe në to u ngrit flamuri i Flotës Luftarake Detare e ish-BRSS.
Luftanija Italian “GIULIO CESARE” dhe dy nëndetëseve “MAREA” dhe “NICHELLO” hynë në gjirin e Vlorës në fund të dhjetorit 1948. Në datën 19 janar 1949 mbërriti në gjirin e Vlorës anija sovjetike e transportit “UKRANIA” e cila solli e kujpazhet që do të merrnin në ngarkim kryqëzorin dhe dy nëndetëset. Ekujpazhet u akomoduan në gazermat e Brigadës së Këmbësorisë. Ceremonia e dorëzimit u bë më 3 shkurt 1949 për “GIULIO CESARE” dhe 7 shkurt 1948 për nëndetëset “MAREA” dhe “NICHELLO”. Të tre anijet u larguan nga gjiri i Vlorës më 24 shkurt 1949.
Një rol të rëndësishëm në transferimin e tre anijeve italiane tek sovjetikët në gjirin e Vlorës luajti Marina Luftarake Shqiptare, e cila bëri një çminim kontrollues të gjirit të Vlorës, bëri sigurimin e Gjirit dhe ndohmoj në transportin e marinarëve sovjetik në tre anijet. Në komandë të forcave shqiptare në gjirin e Vlorës ishte Shefi i Seksionit të Marinës Luftarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, kapiten i pare Abdi Mati. Në komandë të forcave sovjetike në gjirin e Vlorës ishte admiral Gordey Levcheniko, Komandant i Flotës së Detit të Zi të Flotës Flutarake Detare Sovjetike.
Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në përputhje me traktatin e Parisit të 10 shkurtit 1947, Italian si pale e humbur në luftë duhet ti tranferonte ish-BRSS, Brinanisë së Madhe, SHBA dhe Francës një numër të konsiderueshëm (163 copë) nga anijet e Marinës Luftarake, si më poshtë:
Anije luftarake të mëdha (31 copë); 3 anije lufte, 6 kryqëzorë, 1 anije shkencore, 7 destrojer, 6 korveta dhe 8 nëndetëse;
Anije luftarake të vogla (62 copë); 32 katra silurues, 7 minaheqëse, 1 anije partulluese, 6 motovedeta dhe 16 mjete zbarkuese;
Anije ndihmuese (70 copë); 4 çisterna nafte, 14 anije cistern, 32 rimorkiator oqeanik, 14 rimorkiator bregdetar, 1 anije mbështetje, 1 anije shkollë, 1 anije minavuse dhe 3 anije transporti.
Në pjesë e konsiderueshme e anijeve të mësipërme do ti kalonin ish-BRSS. Mjetet e vogla detare u transportuar të imbarkuara. Problem nga pikëpamja organizative përbënin anijet kryesore të mëdha, si: luftanija “ Jugluo Cesare”, kryqezori “Duca d'Aosta”, Destrojeret “Arligliere” dhe “ Fucigliere”, minaheqeset “Animoso”, “ Artimendoso” dhe “ Fortunaglia”, nëndeteset “Marea” dhe “ Nichello”, anija e transportit “Montecucco”, si dhe anija shkolle “Cristofor Colombo”.
Për dorëzimin e anijeve u bë një plan duke i ndarë në pesë grupe.
Grupi i parë përbëhej nga luftanija “ Jugluo Cesare”, Destrojeret “Arligliere”, si dhe nëndeteset “Marea” dhe “Nichello” dhe duhet të dorëzohej deri më 15 janar 1949;
Grupi i dytë përbëhej nga kryqezori “Duca d'Aosta”, Destrojeret “ Fucigliere”, minaheqeset “Animoso”, dhe anija shkolle “Cristofor Colombo” dhe duhet të dorëzohej deri më 1 mars 1949;
Grupi i tretë përbëhej nga anija e transportit “Montecucco” dhe duhet të dorëzohej së bashku me pjesët reserve dhe municionet deri më 1 qershor 1949;
Grupi i katërt përbëhej nga destrojeri “Arligliere” dhe minaheqesja “Animoso”, “ Artimendoso” dhe duhet të dorëzoheshin 1 korrik 1949;
Grupi i pestërt përbëhej nga anijet e vogla dhe dhe duhet të dorëzoheshin 1 qershor 1949.
Sipas planit anijet do të lëviznin në drejtim të Odesës (Sevastopul) me personel civil nga Marina Tregëtare Italiane. Për të shmangur aktet e sabotimit në bord gjatë transferimit të gjitha anijet do të lëviznin pa municione në bord. Municionet do të transportoheshin me anijen e transportit “Montecucco”, parashikuar në grupin e dytë për të mbërritur në Sevastopul më 1 qershotr 1949.
Me urdhër verbal të Shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Kombëtare general major Beqir Balluku, Marina Luftarake u ngarkua me detyrë që të gjitha anijet e saj të përfshihen në kryerjen e çminimit kontrollues të gjirit të Vlorës dhe mbështetjen e luftanijes Italian “GIULIO CESARE” dhe dy nëndetëseve “MAREA” dhe “NICHELLO”, të cilat do ti dorëzoheshin si trofe lufte në gjirin e Vlorës Flotës Luftarake Detare të ish-BRSS.
Në datën 14 janar 1949 rimorkiatori “KOZMA NUSHI”, se bashku me motovedetat 71, 73, 75, 77, 79 dhe 81 u nisën nga porti i Durrësit për në gjirin e Vlorës. Midis dative 16 dhe 19 janar 1949 minaheqëset MK-14 dhe MK-18 të ardhura nga ish-Jugosllavia më 22 qershor 1947, kryen çminimin kontrollues të gjirit të Vlorës. Komandant të minaheqëseve ishin nëntoger Anastas Qëndro dhe toger Bari Durmishi. Detyrën e komandantit të grupit të çminimit e kryente toger Pali Carapuli, me detyrë komisar e Grupit të Dragaminave. MK-16 kishte pasur një incident në det në datën 18 dhjetor 1948 dhe gjendej në Itali së bashku me Komandantin e Grupit të Dragaminave toger Stefan Maliko dhe komandantin e anije toger Avdulla Hoxha.
Në datën 19 janar 1949 mbërriti në gjirin e Vlorës anija sovjetike e Transportit “UKRANIA” e cila solli e kujpazhet që do të merrnin në ngarkim kryqëzorin dhe dy nëndetëset. Ekujpazhet u akomoduan në gazermat e Brigadës së Këmbësorisë. Anijet e Marinës Luftarake kryen transportin e këtij personeli nga porti i Vlorës në bordin e kryqëzorit “GIULIO CESARE”, i cili u quajt “Z 11”. Po ashtu anijet e Marinës Luftrarake midis dative 8 dhe 14 shkurt 1949 kryenin patrullim në kanalin Veriuor të gjirit të Vlorës për të siguruar anijet sovjetike në gji.
Luftanija Italian “GIULIO CESARe” dhe dy nëndetëseve “MAREA” dhe “NICHELLO” hynë në gjirin e Vlorës në fund të dhjetorit 1948. Ceremonia e dorëzimit u bë më 3 shkurt 1949 për “GIULIO CESARE” dhe 7 shkurt 1948 për nëndetëset “Marea” dhe “Nichello”. Të tre anijet u larguan nga gjiri i Vlorës më 24 shkurt 1949 me emra të rinjë (Z11, Z 13 dhe Z 14) dhe me flamurin e Flotës Luftarake Detare të ish-BRSS. Veprimeve për sigurimin dhe mbështetjen e tre anijeve sovjetike në gjirin e Vlorës ishte nën komandën e Shefit të Seksionit të Marinës Luftarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, kapiten i pare Abdi Mati. I dërguar nga Drejtoria Operative e Shtatmadhorisë ishte kapiten Skënder Malindi. Veprimet u asistuan edhe nga disa këshilltarë sovjetik.
Në komandë të forcave sovjetike në gjirin e Vlorës ishte admiral Gordey Levcheniko, Komandant i Flotës së Detit të Zi të Flotës Luftarake Detare Sovjetike. Më 24 shkurt 1949, duke u larguar nga gjiri i Vlorës, Admirali Levcheniko i dërgoj një letër Shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Kombëtare general major Beqir Balluku ku falenderonte kolonel Nexip Viçani, kapitenin e pare Abdi Mati, si dhe personelin e Marinës Luftarake për çminimin kontrollues të gjirit të Vlorës dhe mbështetjen e dhënë gjatë qëndrimit në gjirin e Vlorës të anijeve të ish-BRSS
Komente











