4- mujori- MF: Të ardhurat llogariten 121 milionë lekë


TIRANË, 14 Maj/ATSH/- Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar-prill të këtij viti llogariten 121 milionë lekë.
Sipas raportit paraprak të ministrisë së Financave mbi treguesit fiskalë, të ardhurat e mbledhura përbëjnë 29 % të totalit të të ardhurave të planifikuara për t'u mbledhur përgjatë 2015-ës.
Gjatë këtij viti, qeveria planifikon të mbledhë 414.470 milionë lekë në buxhet. Të ardhurat e mbledhura në muajin prill llogariten 33.981 milionë lekë. Në total, të ardhurat e mbledhura gjatë 4 mujorit të këtij viti rezultojnë 4.839 milionë lekë më të larta se sa në 4-mujorin e parë të këtij viti, periudhë në të cilën u mblodhën 116.161 milionë lekë.
Ndërkohë, totali i shpenzimeve për 4 mujorin llogaritet 123.995 milionë lekë, dukë bërë që defiçiti për këtë periudhë të shkojë në 2.995 milionë lekë./a.gjonaj//m.m/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti