4 përqind e fëmijëve duan
të largohen nga shtëpia

4 përqind e fëmijëve duan<br />të largohen nga shtëpia
TIRANE - Për katër vitet e fundit në vendin tonë janë denoncuar disa fëmijë të humbur, një pjesë e të cilëve ende nuk janë gjetur. Bleona Mata, Julian Çela, Mateo Bejaj, Mirjeta dhe Isa Matmujan, të cilët rezultojnë të humbur, pavarësisht hetimeve dhe kërkimeve edhe nga familjarët, fati i tyre ende nuk dihet.

Në ditë. Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, organizata për mbrojtjen e fëmijëve CRCA, ka kërkuar më shumë vëmendje nga institucionet shtetërore. 'Alo 116', në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur kërkon nga të gjitha institucionet përgjegjëse angazhim serioz për intensifikimin e kërkimeve për gjetjen e fëmijëve të humbur në Shqipëri.

Sipas të dhënave deri më tani në Alo 116 janë referuar 11 raste fëmijësh të humbur. Katër fëmijë janë gjetur brenda ditës dhe janë kthyer në gjirin e familjes, 2 të tjerë jatë gjetur pas kërkimeve një javore ndërsa pesë të tjerë janë ende të zhdukur. “Zhdukja e një fëmije është një ngjarje e rëndë për çdo shtet të botës, pasi ajo vë në provë funksionimin e strukturave policore dhe atyre të mbrojtjes së fëmijëve.

Prandaj, është me rëndësi që çdo institucion përgjegjës të jetë i përgatitur për të reaguar dhe për t'iu përgjigjur rasteve të largimit të fëmijëve nga shtëpia, humbjes, zhdukjes, trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit të fëmijëve” shprehet Altin Hazizaj, drejtori i CRCA-së.

Por, ajo që është më shqetësuese është fakti se duke ruajtur anonimatin e një telefonate, 4% e fëmijëve të cilët kanë telefonuar në linjën e këshillimit “Alo 116”, janë shprehur se duan largim nga familja për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

“Rreth 493 ose 4% e fëmijëve që telefonojnë në ALO 116 thonë se e shohin largimin nga familja si zgjidhje për problemet e tyre” shprehet Hazizaj. Drejtuesi i Alo 116 dhe CRCA-s Altin Hazizaj shprehet se duhet intensifikim të kërkimeve dhe krijimin e regjistrit për trafikuesit, shfrytëzuesit dhe abuzuesit.

“Krijimin e një procedure standarde për të përkufizuar qartësisht termin fëmijë i humbur dhe përcaktimin e një procedure të saktë dhe të qartë të kalimit nga fëmijë i larguar, në fëmijë të humbur dhe më pas në fëmijë të zhdukur; trajtimin me emergjencë për rastet e largimit të fëmijëve nga familja dhe shpalljen e një fëmije të humbur brenda gjashtë orëve nga momenti i largimit; të krijohet një regjistër kombëtar për trafikantët, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve në Shqipëri", thotë Altin Hazizaj

TË ZHDUKUR

Bleona Mata
Julian Çela
Mateo Bejaj
Mirjeta Matmuja
Isa Matmuja

*Lajmi u publikua për herë të parë 16:35 të së premtes (24.05.2013) dhe u përditësua më 08:20 të së shtunës (25.05.2013)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptasrja.com (print) 25.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie