Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit organizuar dhe korrupsionit, shmangni çdo lloj influence

TIRANË- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësia e prokurorëve, nxitja e bashkëpunimit mes institucioneve dhe garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë rekomandimet bazë të Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Posaçme (SPAK).

Krah kryeprokurorit Olsian Çela dhe prokurorit të Posaçëm Altin dumani, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi sot këto rekomandime, duke theksuar se kryefjalë mbetet forcimi i sistemit të drejtësisë dhe lufta kundër kriminalitetit.

Ministri i Drejtësisë bëri të qartë se duhet garantuar paanshmëria dhe shmangia e çdo lloj influence ndaj prokurorit gjatë kryerjes së hetimeve. Përpos kësaj, Manja u shpreh se duhet të vijohet me masat për rritjen profesionale të prokurorëve, përfshirë këtu trajnimet.

“Marrjen e masave procedurale dhe administrative për garantimin e paanshmërisë dhe shmangien e çdo lloj influence ose ndikimi ndaj prokurorit gjatë kryerjes së hetimeve; si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së prokurorit.

Vijimin e masave për rritjen profesionale dhe organizimin e trajnimeve si për prokurorët ashtu dhe për oficerët e policisë gjyqësore, në përputhje me profilizimin e tyre sipas seksioneve brenda prokurorive, duke mbajtur në konsideratë edhe rekomandimet apo problematikat e konstatuara”, tha Manja.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ministri theksoi se fokusi i rekomandimeve të Këshillit të Ministrave vendoset tek marrja e marrja e masave për evidentimin dhe rritjen e numrit të procedimeve penale dhe çuarjen e hetimeve deri në fund për dënimin e autorëve. Po ashtu, ministri tha se prioritet duhet të kenë edhe veprat penale në fushën e terrorizmit dhe ato që lidhen me mbrojtjen e sigurisë kombëtare e sigurinë kibernetike.

“Rritjen e rasteve të përdorimit me efikasitet të teknikave proaktive të hetimit për aq sa është e mundur, vijimin e rritjes së numrit të personave të hetuar dhe të dërguar për gjykim për këto vepra penale, si dhe ndjekjen me vendosmëri të kërkimeve për dënimin e autorëve të këtyre veprave.

Rritjen e numrit të hetimeve të çështjeve të filluara kryesisht, rekomandim i përsëritur ndër vite (numri i të cilave vijon të jetë i ulët), me qëllim rritjen e rolit të prokurorit në drejtimin dhe kontrollin e hetimit”, tha Manja.

Më tej ministri shtoi se nxisin bashkëpunimin e SPAK dhe Prokurorisë me institucionet ligjzbatuese të vendeve të tjera.  

“Në kuadër të zhvillimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve në nivel rajonal dhe ndër rajonal, një nga rekomandimet kryesore për vitin 2024 mbështetet në forcimin e ndërveprimeve dhe komunikimeve me autoritetet hetimore dhe institucionet ligjzbatuese të vendeve të tjera.

Nxitja dhe konsolidimi i bashkëpunimit me organizma që veprojnë në fushën e drejtësisë, sikurse me Interpolin, Eurojustin, organet e prokurorisë së vendeve të tjera mbetet sfidë dhe kërkon angazhim dhe vullnet bindës nga ana e organit të prokurorisë për të përçuar më tej veprimet në ndjekjen, hetimin dhe/apo dërgimin në gjyq/ekstradimin të të gjithë autorëve të identifikuar se jetojnë dhe veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Manja.

Kryeprokurori Olsian Çela përshëndeti rekomandimet e Këshillit të Minustrave, ndërsa tha goditja e çdo fenomeni kriminal është e domosdoshme.

“Përgjatë viti 2023 ndjekja e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave qenë një element kyç i punës sonë. Prezantimi i këtyre rekomandimeve përbën prioritet për mënyrën se si organizojmë punën gjatë gjithë vitit, goditja ndaj çdo fenomeni kriminal është i domosdoshëm. Po me aq seriozit, me të njëjtin përkushtim, Prokuroria do vazhdojë të ndjekë të gjitha këto prioritete”, tha Çela.

Në fund të takimit, Manja iu përgjigj interesit të gazetarëve për një sërë çështjesh, ndërsa shprehu mbështetjen e plotë me kërkesën e Altin Dumanit që prokurorët e SPAK të kenë të drejtë rikandidimi, por tha se kjo kërkon konsensus më të gjerë.

4 shtyllat kryesore të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave
-Rritja e pavarësisë dhe përgjegjësisë së prokurorëve në ushtrimin e ndjekjes penale dhe hetimet paraprake
-Forcimin e luftës kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar
-Garantimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut
-Nxitjen e bashkëpunimit ndër institucional brenda dhe jashtë vendit

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 03/05/2024 11:14

    Perpara se te jepni rekomandime ju plehra te rilindjes duhet te denonconi hajdutet tuaj para se ta beje Spaku!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë