4 shtator 2004! 18 vite nga fitorja e paharrueshme e Kombëtares, grekët u hakmorrën me vrasjen e Palushit

Ishte 4 shtatori i 2004 kur kuqezinjtë e drejtuar nga Hans Peter Brigel në ‘Qemal Stafa’ mposhtën 2-1 Greqinë, vetëm pak kohë pasi kjo e fundit ishte shpallur kampione Europë në Portugali. Në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Botërorit 2006 që zhvillohej në Gjermani kuqezinjtë morën një sukses të paharruar falë golave të Muratit dhe një perle të Aliajt, ndërsa helenët ngushtuan me Janakopulosin,

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, shqiptarët ishin në dëlir dhe të papëmbajtshëm teksa festimet e tyre i çuan përtej stadiumit, duke mbushur rrugët dhe sheshet e kryeqytetit. Në Shqipëri kjo ndeshje nuk pati incidente, por në vendin grek një shtetas shqiptar me emrin Gramoz Palushi gjeti vdekjen e menjëhershme në ishullin Zakinthos teksa u sulmua nga një greko-amerikan me një thikë. Kjo ngjarje ndodhi përshkak se tifozi shqiptar po festonte fitoren historike të Kombëtares kuqezi ndaj Greqisë.

Emocione të tilla janë të paharruara për shqiptarët, të cilët presin me padurim dhe janë me shpresë se kombëtarja do mund të shkojë në Europianin e ardhshëm, bazuar te përbërja që Edy Reja ka në dispozicion.

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike