Kryeministri Edi Rama ka folur nga kryeqyteti i Irlandës, Dublini, për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera të rajonit, ku veçoi ato me Greqinë.

Për Ramën, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, por sipas tij, ende e pazgjidhur mbetet çështja e kufirit detar, për të cilën sipas kryeministrit, është rënë dakord që të shkohet në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Kur bëhet fjalë për Greqinë, kemi të gjitha arsyet për të pasur marrëdhënie fantastike me Greqinë. Për momentin janë të shkëlqyera, por jemi fqinj dhe midis fqinjësh ka gjithmonë mundësi për të pasur diskutime e debate. Ndonjëherë ka edhe fantazma që kthehen. Por nuk është ky rasti. Kemi një çështje të pazgjidhur, kur bëhet fjalë për çështjen e kufirit detar, por kemi rënë dakord që të shkojmë në Gjykatë Ndërkombëtare. Është diçka që do të zgjidhet nga një palë e tretë”, tha mes të tjerash Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE! Protestat e 'flamingove', rezultat i urrejtjes ndaj Trump! Investimi në Zvërnec do i bëjë shqiptarët krenarë