4 shtatori, Ministria e Kulturës dhe
Bashkia aktivitete për Nënë Terezës

4 shtatori, Ministria e Kulturës dhe<br />Bashkia aktivitete për Nënë Terezës
Ky 4 shtator do të jetë  një ditë e rëndësishme për krenarinë e kombit shqiptar, figurën e çmuar të Nënë Terezës. Pikërisht në 4 shtator, në Vatikan, do të  zhvillohet ceremonia e shenjtërimit i Nobelistes së paqes, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu). Për të nderuar siç duhet këtë ngjarje të rëndësishme institucionet e vendit kanë organizuar një sërë aktivitetesh.  Ministria e Kulturës dhe  Bashkia e Tiranës po organizojnë aktivitete  të cilat jo vetëm do nderojnë, por edhe do të ofrojnë mundësinë që publiku të shohë nga afër kryqin, rruzarjen dhe shalli i saj. Në ditët e përkujtimit të Nënë Terezës kujtojmë se ajo la posaçërisht për bashkatdhetarët një porosi largpamëse: “Po të doni më shumë njëri-tjetrin do të doni kombin”.

Mësohet se Biblioteka Kombëtare, në nderim të figurës së shquar të nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj, fton publikun e kryeqytetit të vizitojë në datat 3-10 shtator ekspozitën “homazh” kushtuar Nobelistes së paqes përmes titujve dhe veprave që kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë e saj shembullore. Përmes një bashkëpunimi mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Ministrinë e Kulturës, në këtë ekspozitë do të ekspozohen edhe disa nga objektet personale të Nënë Terezës, si kryqi, rruzarja dhe shalli i saj, sot pronë e MHK.  Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë e hapur nga 3 – 10 shtator në BKSH.

Aktivitetet
Nën moton  “Një javë në nderim të Shënjtores” Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të përbashkëta.

2 Shtator
kryebashkiaku Veliaj do të zhvillojë një vizitë në shtëpine e Motrave të “Nëne Terezës” . Qëndër kjo e rëndësishme e ndihmës sociale për qytetin e Tiranës, e çelur nga vetë Nënë Tereza dhe me një kontribut të rëndësishëm për të moshuarit dhe qytetarët e tjerë me gjëndje të vështirë sociale.  Në këtë takim Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, do të nderoj misionin e Nënë Terezës në Tiranë me titullin “Nënë Terëza Simbol i Qytetit të Tiranës”. Po në datën 2 shtator qyteti i Tiranës do të dekorohet në prag të kanonizimit të Nënë Terezës me Flamuj Kombëtar, me flamuj të Bashkisë së Tiranës dhe me simbolin bardh e blu të misionit të Nënë Terezës.

4 Shtator 2016
Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza” me një ceremoni të programuar dhe me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve dhe qytetarëve të Tiranës. Koncert në nderim të Nënë Terezës  nga orkestra e TKOB. Lidhje televizive nga sheshi “Nënë Tereza” me sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit për të ndjekur meshën e Papa Françeskut ku do të bëhet dhe deklarimi zyrtarë i Shënjtores Nënë Tereza.

6 Shtator 2016
Në prani të drejtuesve të lart të Komuniteteve Fetare në Tiranë, Kryetari i Bashkisë do të prezantoj konkretizimin e titullit të miratuar përpara disa viteve Simbol i Qytetit të Tiranës i konkretizuar aktualisht në formën e një medaljoni me portretin e Nënë Terezës në njërën anë dhe datën e deklarimit Shënjtore në anën tjetër. Rivendosje e Pllakes Perkujtimore në ish banesen e familjes ( nënës dhe motër ) së Nënë Terezës në Tiranë.

7 Shtator 2016
Premiera e film dokumentar që i detikohet Nënë Terezës mbi jetën dhe veprimtarinë e saj në Kalkut, realizuar nga kineast Italian, premiera e të cilit do të shfaqet në instalacionin “Reja” e vendosur përpara Galerisë së Arteve.


Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Axhenda
2 Shtator 2016, ora 10:00 Vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”
 
4 Shtator 2016, ora 09:15 Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza”.
 
ora 09:30 Koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orks. TOB)
 
ora 10:00 Lidhje live me sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut
 
6 Shtator 2016, ora 11:00 Pritja në zyrën e Kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të
 
Qytetit me portretin e Nënë Terezës
 
7 Shtator 2016, ora 19:00 Shfaqja e filmit dokumentar për Nënë Terezën te “Reja”

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë