KOSOVË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj, ku si pasojë 4 persona kanë humbur jetën. Në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Qendrës mjekësore në Ferizaj, Nadire Ymeri, e cila ka thënë se përveç 4 viktimave, në gjendje të rëndë ndodhet edhe 1 vajzë e cila është nisur për mjekim të specializuar në Prishtinë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia dhe Prokurori i Shtetit ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj.