Irani, sipas televizionit shtetëror në Teheran, ka vendosur katër kushte për të nisur një negociatë me Shtetet e Bashkuara: kontrollin mbi Ngushtica e Hormuzit, pagesën e reparacioneve të luftës, zhbllokimin e aseteve të ngrira në bankat e huaja dhe një armëpushim në rajon.
Zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, deklaroi se Irani do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke mbetur njëkohësisht i gatshëm për të ndërmarrë masa mbrojtëse. «Nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona», shtoi ajo. «Nuk kemi besim te pala tjetër dhe për këtë arsye delegacioni iranian do t’i qaset negociatave me kujdes maksimal», përfundoi ajo, sipas agjencisë së lajmeve IRNA.
Lajmi kryesor:
Nisin negociatat në Pakistan, Irani 4 kushte për marrëveshje! Trump: Po pastrojmë Hormuzin nga minat, cisternat po shkojnë të mbushen me naftë në SHBA








