Qeveria do të prezantojë në fund të prillit një paketë të re mbështetjeje për fermerët, që parashikon deri në 2 milionë euro kredi nga bankat ku shteti do të ndërhyjë me mekanizmin e garancisë.

“Një tjetër program shumë domethënës, të cilën do e lancojmë në fund të prillit, i cili prek të gjithë sektorët prodhues. Bankat do të japin mbështetje deri në 2 milionë euro. Bujrum bëni planin dhe keni deri në 2 milionë euro mbështetje. Qeveria do të hyjë edhe me mekanizmin e garancisë. Qeverinë e keni nga mbrapa. Kemi konstatuar faktin që tashmë në Shqipëri, ka realitete të vogla prodhuese, që mund të kthehen të mëdha”, vijoi Rama. 

Nga Lushnja Rama tha se është koha për rritur edhe pikat e përpunimit të nënprodukteve që prodhohen në vend.

“Në treg jo vetëm me produkte sezoni që dalin direkt nga toka, të krijojmë nënprodukte, të krijojmë pika përpunimi”, tha Rama. 

Duke bashkëbiseduar me fermerët, bashkë me ministrat e Bujqësisë dhe Ekonomisë, Andis Salla dhe Petrit Malaj, Rama sqaroi edhe një herë heqjen e naftës pa taksa, duke thënë se jo të gjithë ata që përfitonin nga kjo masë, ishin fermerë, duke shtuar se këtë skemë nuk e ka as BE. Kryeministri shtoi se çdo faturw pwr prod

“E neveritshme se si për hir të një luftë të verbër as politike, por tribale fare, angazhohet një lukuni e tërë tenxheresh për të nxjerrë nga konteksti atë që themi dhe për të vazhduar t’i bjerë një fylli në të njëjtën vrimë, jepni naftë. Është e qartë se ajo që kemi bërë ne është shumë herë më shumë se sa jepni naftë dhe ndërkohë që nga paratë e shpenzuara për të dhënë naftë deri dje, jo të gjithë përfituesit ishin ata që e meritonin dhe e përdornin naftën për punë bujqësie, sepse skema e ndarjes për tokën, ishte një skemë që kishte problematikën e vet, sepse në shumë raste ata që punojnë tokën janë qiramarrës. Nuk e ka BE këtë skemë, ne po shkojmë drejt BE, jemi kritikuar, e kemi justifikuar me idenë e një faze të caktuar. S’do japim një mbështetje në bazë të sasive që është një llogari 300 mijë lekë të vjetra, shkon në 7-8 mijë euro me skemën e re, në rast se ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën, direkt fermeri. Paraqit faturën që e shite dhe merr 10% të faturës mbrapsht dhe ne ato para nëse do të blesh naftë, bli naftë s atë duash, por nuk është nafta këtu. Ata që flasin janë të verbër dhe të ligë”, tha Rama.

Gjatë ndalesës në Lushnjë, Rama u ndal edhe në godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
'Nuk janë bllokuar negociatat', Rama: Njerëzit e ligj përdorin shqiptarët si mish për top ndaj qeverisë

1775909575_edirama.jpg

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Lushnjës, kryeministri Edi Rama foli për negociatat për Bashkimin Europian, duke mohuar në mënyrë kategorike se janë bllokuar.

“Nuk është bllokuar asgjë, e keni dëgjuar ambasadorin. Një pjesë e tyre që i thonë këto, i dinë si janë, por janë të ligj, i përbuzin shqiptarët, mendojnë se u ka mbetur ora te “toka e nxanun” dhe “merrni armët”. Nuk e dinë që shqiptarët janë shumë më përpara sesa gazetarët dhe politikanët dhe nuk e dinë që japin ujë në bisht të lugës. I marrin për budallenj, i trajtojnë për mish për top dhe thonë se u bllokuan; nuk u bllokua gjë, sepse janë negociata dhe ato janë bisedime. Ajo që dua të them është që kjo gjë do të ndodhë shpesh”, tha Rama.