E veja e narkotrafikantit Pablo Escobar flet për herë të parë pas 25 vitesh. Maria Isabel Santos, e njohur më përpara si Victoria Eugenia Henao, e veja e Pablo Escobarit tregon jetën e saj pranë narkotrafikantit dhe përndjekjet pas vdekjes së tij. Si u përball me 40 kartelet armike të burrit të saj, që kërkonin kokën e djalit të Eskobarit.
Vijimi...
Çfarë ndjetë në momentin kur ju njoftuan se Pablo Escobari vdiq.? Ndjetë lehtësim, apo dhimbje? Qatë?
Unë po flisja me Pablon dy ose tre minuta para se ai të vdiste, kur ai më thotë fjalinë e fundit: Qetësohu e dashura ime, sepse gjithçka që po bëj, po e bëj për ju. Juve nuk do ju ndodhë asgjë, e kaluam më të vështirën. Do fillojmë një jetë të re.’ Ishte e dhimbshme, sepse ai ishte babai i fëmijëve të mi, ishte burri im, por dua të pranoj se ndjeva dhe paqe. Mendova se këtij populli i mbaroi dhimbja dhe ne do jetonim një jetë më të qetë. Pas dy- tre ditësh kuptova se unë nuk isha si gjithë vejushat e tjera. Nuk isha një e ve më shumë që varroste burrin e saj. Historia jonë nuk do të përfundonte atje. Gjithë bota ishte kundër nesh dhe armiqtë e tij na kërkonin. Atëherë kërkova sikur të kishim vdekur dhe ne. Filloi kalvari i ri i vujatjeve që edhe sot është duke na ndjekur.
Mendoni se kjo do përfundojë ndanjë ditë?
Nëse unë vdes me këtë ferr, të paktën fëmijët dhe nipi im të mund të jetojnë të qetë. Mendoj se kemi paguar një çmim të lart duke qënë gruaj dhe fëmijët e tij.
Si një grua kaq fjalëpak që nuk i kërkonte dot llogari burrit të saj, papritur është e aftë të përballet me 40 narkotrafikantë që kërkonin kokën e djalit të Eskobarit?
Nuk e di nga e gjeta guximin, por besoj se çdo nënë nëse do ishte përballë faktit se do i vrisnin fëmijët është e aftë të shpikë shumë gjëra. Kur u përballa me ta ndjeja se do të humbja ndjenjat. Por fëmijët e mi më prisnin dhe ishin ende shumë të vegjël. Isha e gatshme të bëja gjithçka vetëm që atyre mos ju ndodhte asgjë.
Ti munde të negocioje jetën tënde dhe të vajzës ndërkohë që ata ishin të vendosur për të vrarë djalin, pasi i trembeshin faktit se do të ishte një rrezik dhe mund të ndiqte rrugën e të atit.?
U thashë nëse jeta e djalit tim është e panegociueshme na vrisni të treve.
Erdhi mometi dhe unë me djalin duhet të dorëzoheshim para karteleve. Zoti ishte shumë i madh me Sebastianin. Ai sot ka patur guximin të kërkojë të falur për të gjitha horroret e babait të tij dhe po punon që kjo histori të mos përsëritet. Ai për mua sot është mësues i jetës time. Shpesh fëmijët janë mësuesit tanë.
Pas gjithë këtij procesi, autoritetet ju ndryshojnë identitetin dhe ju dërgojnë në Argjentinë.
Përfaqësues të të drejtave të njeriut na ofruan mundësinë që të jetonim në Mozambik. Një vend që na dukej i pashpres, pasi ndodhej në mes të luftës. Ishte si një bombë me sahat. Në atë kohë djali kërkonte që të vriste vetem. ‘O na largo që ktej ose do vras veten, ose të kthehemi në Kolumbi që të na vrasin’.
Prandaj morra valixhet dhe u nisëm për në Buenos Aires, dhe kishim të drejtë qëndrimi 3 muaj. Dhe për ne që ishim mësuar të jetonim sot për nesër, tre muaj dukeshin një përjetësi.
Si ishte për ju ky fillim i ri?
Çdo natë uleshim rreth tavolinës për të treguar se çfarë do thoshim kur të na pyesnim. Pasi njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës. Vajza ime kthehej çdo ditë nga shkolla duke qarë dhe pyeste pse nuk mund të përdorte emrin e saj të vërtetë.
I thoja që duhej të bënte durim, se i ndëruam identitetet pasi ishim një familje e pasur. Si mund t’i shpjegoja një vajze 9 vjeçare horroret që kishte bërë i ati…!
Kur e mësoi vajza juaj se kush ishte i babai i saj ?
Më grabitën në Buenos Aires dhe më kërcënonin se do zbulonin kush isha në të vërtetë. Pikërisht kështu e morri vesh. Pas kësaj kam ndjerë kritikat e vajzës time për njeriun që kisha zgjedhur të ndaja jetën. /VIJON...