'40 shkolla të reja gati në 1 nëntor'! Rama: Me kapacitete online edhe për mësim nga shtëpia si pasojë e COVID-it (VIDEO)

TIRANE-Jo vetëm 'Sami Frashëri' po janë 5 shkolla që kanë nisur shembjen ditën e sotme për t'u rindërtuar pasi u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa në ditët në vijim do të procedohet më të tjerat. Shkollat që po shemben janë; 'Sami Frashëri' në Tiranë, 'Ramazan Subashi' 9-vjeçare në Vorë, 'Sherif Dervishi' 9-vjeçare në Krujë, '16 Shtatori' në Shijak dhe 'Charles Telford' në Kavajë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se shkollat do të ndërtohen me standarde të larta. Klasat nuk do të jenë më të mbingarkuara, por do të kenë secila prej tyre 24 nxënës, ndërsa hapësirat do të jenë të shumta. Gjithashtu, nisur nga situata e krijuar nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama kërkoi që në shkollat e reja të pajisen me kapacitet komunikimin për mësimin online nga shtëpia.

"Ndërkohë që standardi është eurokod 8, hapësirat mësimore rriten kapacitetet për klasë shkon në 24 nxënës, që është fantastike. Në klasat kopsht parashkollor ka rritje të klasave dhe ulje të numrit të nxënëseve, me laborator të gjitha shkollat, të gjitha bibliotekë, palestër, me dush, garderodë. Kanë të personalizuar zyrat, sallat e mësuesve, bllokun e shërbimeve dhe pista vrapimi, fushë për basketboll, volejboll dhe tenis, minifutboll. 

Një element i rëndësishëm është që sjell situata e re e krijuar që nuk do të mbarojë shpejt, edhe procesi i hapjes do të jetë i distancimit social dhe duhet me futur elementin e kapacitetit dixhital për të pasur një kombinim mes mësimit në klasë dhe atij online deri kur mortja të ketë marrë fund me vaksinën të kemi turne të javës, me një pjesë që vjen në klasë dhe një pjesë që vijon nga shtëpia. Të pajisim me kapacitet komunikimin shkollat dhe fëmijët. Kjo duhet mbajtur parasysh' tha ai.

Por kur do të përfundojnë shkollat? Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj premtoi se në 1 nëntor 40 shkolla do të jenë gati për fëmijët. "Menjëherë pas marrëveshjes kuadër fillojnë ofertat dhe besoj që brenda 1 nëntorit kjo parti shkollash do të ketë mbaruar, që janë mbi 40, duhet të ishin 59, por 22 i ka marrë UNDP, KE-ja. Atë afat që kemi vendosur do ta ndjekim, me shkollat, 24 orë në punë, për t'u futur nxënësit në 1 nëntor" tha Arben Ahmetaj.

Sot u shembën;
'Sami Frashëri' në Tiranë
'Ramazan Subashi' 9-vjeçare në Vorë
'Sherif Dervishi' 9-vjeçare në Krujë
'16 Shtatori' në Shijak
'Charles Telford' në Kavajë

Në ditët në vijim do të shemben;
1 gjimnaz në Kamëz
3 shkolla në Shijak
5 shkolla në Krujë
8 shkolla në Kurbin
1 shkollë në Durrës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/04/2020 13:12

    Cdo me thene kapacitet online?

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 24/04/2020 11:58

    Je gjigand Edo para ......e gjirizet e SHQUP-it mire e kane Lanen per relaks stje ku ne derdhim jashtqitjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda