40 vite burg për genocid e krime lufte, Karaxhiç merr vendimin e papritur

40 vite burg për genocid e krime lufte, Karaxhiç merr vendimin e papritur

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, do të nisë më 23 prill një apel drejt gjykatësve të Kombeve të Bashkuara për dënimin e tij me 40 vjet burgim. 72-vjçari Karaxhiç ishte dënuar më 2016 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në masakrën e Srebrenicës më 1995, raporton 'rel'.

Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen me dhunë gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995. Atij i ishte shqiptuar dënimi nga gjyqtarët e Tribunalit të Hagës, që është mbyllur edhe zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti i këtij tribunali, Theodor Meron, ka deklaruar në muajin shkurt se apelet do të shqyrtohen nga Mekanizmi për Tribunale Ndërkombëtare për Krime (MICT). Prokurorët po ashtu janë duke apeluar dënimin e tij 40 vjeçar, duke kërkuar që të shtohet dënimi me burg. Vendimi pritet të bëhet i ditur vitin e ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu