Kosova ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Francën, e cila po përballet me zjarre apokaliptike në disa zona të vendit. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se autoritetet kosovare janë të gatshme të japin kontribut, brenda kapaciteteve shtetërore, në operacionet për shuarjen e flakëve dhe kërkim-shpëtimin.
Përmes një deklarate, Haxhiu shprehu solidaritet me popullin francez dhe me ekipet e angazhuara në terren, duke vlerësuar punën e tyre në mbrojtje të jetëve dhe komuniteteve të prekura.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, u shpreh ajo.
Komente







