40 vite karrierë, kantautori kosovar Naser Berisha përlotet teksa rrëfen pse u detyrua të linte muzikën për herë të dytë

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte kantautori i njohur kosovar Naser Berisha, i cili ka lënë hite që këndohen dhe sot e kësaj dite nga rinia shqiptare.

”Zakonisht në Shqipëri vij një ose dy herë brenda vitit dhe gjej njërëz që këndojnë apo dëgjojnë këngët e mia, për mua kjo është një kënaqësi e madhe” e nis kështu bisedën kantautori i njohur, duke shtuar se “nga shkrimi i këngës hit ‘Do të doja’ kanë kaluar shumë vite, por kënaqësia më e madhe është kur njerëz që nuk të kanë njohur kurrë, i këndojnë këngët e tua, veçanërisht gjeneratat që kanë lindur pas shkrimit të këtyre këngëve. Dikur këngët ishin nga histori personale apo përjetime, ndërsa sot këngët janë si një punë, më shumë sesa art” tha Naseri në studio, teksa rrëfeu se kënga e njohur ‘Do të doja’ ka përfunduar brenda gjysmë orë dhe ka një tekst shumë të veçantë për të, pasi ka qenë dedikuar për një vajzë që ai e pëlqente, por vetëm kaq, se me kalimin e kohës ai gjeti fatin e jetës së tij, bashkëshorten, Lirien.

Për herë të parë Naser Berisha nisi të këndonte në vitin e tretë të shkollës së mesme, në moshën 15-16 vjeçare, ku krijoi një grup muzikor. Më pas, për arsye politike të kohës grupi u shpërbë dhe të gjithë morën drejtime të tjera në jetë. ”Pas çlirimit të Kosovës, andej nga viti 2000, nisa të bëja punë profesionale me grupin dhe disa këngë janë ende hite që ju i njihni sot” tha Naseri, teksa theksoi se në karrierën e tij ka patur 4 albume, i fundit në vitin 2022. Ai rrëfeu se është shkëputur nga kënga dy herë, të parën herë për shkaqe politike, ndërsa të dytën për shkak të një sëmundje autoimune si alopecia, ku si pasojë i ranë flokët dhe e përjetoi me shumë vështirësi.

”Unë u tërhoqa në atë kohë, nuk kisha vullnetin dhe forcën të këndoja më” tha Naseri teksa përlotet në studion e Rreze Dielli. Forcën për t’u ringritur e gjeti tek familja, e cila ishte mbështjetja e tij më e madhe, pas thyerjes së fortë psikologjike që pati në atë kohë. Aktualisht ai është një inxhinier zëri në Gjermani, ku punon në teatër dhe gjen kohën për të kënduar, sa herë organizohet me bandën e tij. 

”Me bashkëshorten jam njohur në Bankën e Kosovës, ajo kishte nisur një praktikë pune aty, ndërsa unë kisha shkuar për të bërë një tërheqje parash” tha Naseri kur u pyet nga moderatorja për jetën e tij familjare. Ai e kujton me humor takimin e tij të parë, i cili nisi nga një refuzim, që e bëri më këmbëngulës Naserin të luftonte për vajzën që sot është nëna e tre fëmijëve të tij, të rritur tashmë, dy djemve dhe një  vajze. Kantautorin e njohur Naser Berisha së shpejti do t’a dëgjojmë me dy këngë të reja, të cilat priten të publikohen së afërmi.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)