Lajme nga emisionet
-
24 Nëntor, 22:46
-
-
Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun
24 Nëntor, 22:17Juristi Romeo Kara tha se pengimi i kryebashkiakut Veliaj për t'u takuar me avokatin Plarent Ndreca do e penalizojë Shqipërinë në Strasburg. Ai shtoi se me përfundimin e hetimeve, Veliaj duhet të lirohet nga qelia. Ndërkohë avokati Karaj tha se pas operacionit, Veliaj mund të dërgojë një kërkesë në Gjykatë, për ndryshimin e masës së sigurisë.
-
-
Rregullorja e re/ Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet! Këtu pengojnë median, kur në gjithë botën gjykatat po bëhen prej xhami (VIDEO)
24 Nëntor, 19:52Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, tha në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, se Rregullorja e re e GJKKO-së, e miratuar nga kryetari Erion Bani, është në shkelje të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
-
Rrëzimi në Komision i nismës për ndalimin e bojkotit kolektiv të avokatëve, Haxhia për Report Tv: Blushi sulmonte fenomenin, jo shkakun (Rregulloren e re të GJKKO)! Pretendimet e tij, të pabazuara
24 Nëntor, 19:26Maksim Haxhia tha se në Komision argumentuan se nisma e Tedi Blushit binte ndesh me Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me Rezolutën e OKB-së dhe Rezolutën e Këshillit të Ministrave të Parlamentit Europian. Ai theksoi se bojkoti i seancave në GJKKO, u bë pasi sipas tij, rregullorja e re e miratuar nga kryetari Erion Bani, pengon ushtrimin e mbrojtjes efektive ndaj të pandehurve.
-
Spiropali jashtë grupit të PS, Qori për Report Tv: Partia Socialiste duhet të japë arsyet pse përjashton deputetë! Nuk bashkëpunoj as me Ramën as me Berishën (VIDEO)
24 Nëntor, 18:17Arlind Qori, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ ishte i ftuar këtë të martë në 'Studio Live' ku foli rreth përjashtimit të Elisa Spiropalit nga PS, por edhe në lidhje me zgjedhjet vendore të 2027-ës.
-
Buxheti 2027 votohet të enjten në Kuvend, Çoçoli në Report TV: Është më sociali në 35 vite! Muçi: Do votoj kundër, favorizon oligarkinë! Daci: Kemi nevojë për një model ekonomik të mirë
24 Nëntor, 16:09Në Report TV, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe analisti Alban Daci diskutuan për ndarjen e fondeve, mbështetjen e sektorëve prodhues, modelin ekonomik të vendit dhe nevojën për reformimin e skemës së pensioneve.
-
-
Spahiu: Nëse protesta nxjerr një kandidat për Tiranën, atëherë PD del e 3-ta ose 4-ta në rezultat
23 Nëntor, 22:28Për juristin Spahiu, është e rëndësishme që nga protestat të dalë një listë me kandidatë për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Pavarësisht se do e kenë të vështirë fitoren, Sipas Spahiut është e rëndësishme që protesta të dalë me kandidatë në zgjedhje, pasi sipas tij, në të kundërt do të bjerë në hije dhe asgjësohet.
-
Lufta Veliaj-Rama/ Hoxha: Kryebashkiaku, vendimtar për garën e Tiranë! Avokati Petraj: Veliaj s’e dëmton dot fitoren e Ramës më 9 maj! Kthupi: Molla e sherrit, mos-kontrolli i administratës bashkiake nga kryeministri
23 Nëntor, 21:42Për avokatin Hoxha, kryebashkiaku Veliaj 'ka në dorë' fitoren e PS në Bashkinë e Tiranës. Shkarkimet e disa drejtorëve në Bashkinë e Tiranës nga Veliaj, Hoxha i cilësoi të drejta. Ndërkohë Kthupi tha se 'molla e sherrit' mes Ramës e Veliajt, është mos-pasja nën kontroll e Bashkisë Tiranë nga ana e kryeministrit.
-
Goditja e anijes ruse në Libi, Koloneli Neziri: E pamundur teknikisht që dronët të jenë nisur nga Shqipëria! Jemi në epokën e dezinformimit
23 Nëntor, 19:44Koloneli Neziri tha se duke qenë se distanca mes Shqipërisë e Libisë është rreth 800 kilometra larg, është e vështirë që dronët që sulmuan sot anijen ruse të niseshin nga vendi ynë dhe të mos pikaseshin gjatë udhëtimit për në brigjet e Libisë.
-
Atentati në Fier, Havari për Report Tv: Grupet mafioze nuk harrojnë edhe hakmarrja ngelet! Berisha ujk i vjetër,që ka goditur rëndë demokracinë
23 Nëntor, 19:20Mit’hat Havari, ish-drejtues i policisë ishte këtë të hënë i ftuar në 'Studio Live'. Gjatë kësaj interviste ai foli për ezkekutimin e ndodhur sot në Fier, por edhe për protestat dhe situatën politike në vend.
-
Aloe Vera për sistemin nervor, kapsllëkun dhe frenimin e qelizave kancerogjene! Ylli Merja me 5 receta që mund t’i bëni në shtëpi…
23 Nëntor, 16:20Përfitimet e aloe vera, si ta përdorim për shendetin e përgjithshëm / Përgatisim disa receta me këtë bimë të mrekullueshme
-
MOS E HUMBNI! Çfarë po paralajmëron HOROSKOPI këtë javë? | 3 këshilla për Hënën e plotë
23 Nëntor, 14:00Panorama astrologjike e kësaj jave për 12 shenjat e zodiakut, me astrologen Denisa Shyle
-
Alimehmeti kandidat për Tiranën? Bardhi në Report Tv: Do të ishte fitues, i shkëlqyer për të drejtuar bashkinë (VIDEO)
23 Nëntor, 14:00Gazment Bardhi tha në Report Tv se Ilir Alimehmeti do të ishte një kandidat fitues i PD-së për Bashkinë e Tiranës. I pyetur edhe për Gjin Gjonin në Lezhë dhe Xhelal Mziun në Kamëz, Bardhi tha se ende nuk ka nisur procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.
-
-
-
-