Terroristi italian Cesare Battisti është arrestuar në Bolivi 40 vite pas arratisjes së tij nga burgu. Skuadra speciale e Interpolit e ka arrestuar mbrëmjen e kaluar në ndërsa shëtiste në një rrugë të Santa Cruz de La Serra, shkruan "Repubblica.it". Ishte maskuar me mjekër false e syze dielli e në momentin e ndalimit nuk kishte bërë asnjë rezistencë fizike.
Battisti është anëtar i grupit terrorist të së majtës ekstreme Proletarët e Armatosur për Komunizmit. Ai është dënuar nga drejtësia italiane me dy burgime të përjetësomë me akuzën e 4 vrasjeve, njëri prej viktimave ishte agjent i Policisë së forcave speciale të Milanos.
Terroristi u arrestua në fillim në vitin 1979 e më 1981 u arratis nga burgu i Frozinones falë dy shokëve të tij, të cilët të kamufluar me veshje policore mundën ta nxjerrin nga burgu. Cesare Battisti u arratis fillimisht në Francë, më pas u largua në Meksikë dhe në vitin 2009 u vendos në Brazil ku i pranuan kërkesën për azil politik. Italia e kërkoi ekstradimin e tij shumë herë gjatë lëtyre viteve, por nuk është pranuar nga ish-Presidenti brazilian Lula.
Më tetor të 2018 gjatë fushatës elektorale, atëherë kandidat për President, Jair Bolsonaro, deklaroi se nëse zgjidhet, do të lejojë ekstradimin e Cesare Battistit në Itali. Menjëherë pas fitores së Bolsonaros, terroristi italian braktis pa lënë gjurmë banesën në Cananeia së bashku me familjen e fëmijët.
U deshën pothuajse vite Battisti t'i dorëzohet drejtësisë italiane. Lajmi i arrestimit të tij u bë publik nga deputeti federal, djali i Presidentit brazilian Jair Bolsonaro. "Matteo Salvini, dhurata e vogël është nisur", shkruan ai në rrjetet sociale.
Komente












Dmth 40 vjet maskohej me rrecka, mjekra, topa leshi, sy prej lëkure nga ato të piratëve dhe lloj lloj kllounllëqesh? Jetë është kjo të jetosh jetën e dikujt tjetër ? I fortë paska qënë!
PërgjigjuE arrestoj Flamuri I Shqupit.Bravo Muli
Përgjigju