Një grua shqiptare është gjetur e vdekur disa ditë më parë në lumin Po, në rrethinat e Piaçencës në Itali.
Gazeta italiane ‘’Il Giorno’’ shkruan se ngjarja deri tani ishtë klasifikuar si vetëvrasje por hetimet e mëtejshme kanë nxjerrur të tjera pista të reja.
40-vjeçarja, Ladina Kruja ishte nënë e dy fëmijëve. Nga hetimet e bëra tregohet se sapo kishte blerë një shtëpi në këtë zonë dhe ngrihen dyshime se ajo mund të jetë vrarë.
Pritet të bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes sakaq policia ka gjetur edhe automjetin e saj pak metra nga bregu i lumit.
40-vjeçarja është zhdukur në datën 29 maj, ndërkohë motra e viktimës e ka bërë denoncimin në datën 31 maj.
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në datën 7 qershor nga Policia.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com