400 deri 700 mijë lekë ryshfet për lejet mjedisore, drejtori i PS dhunon ish-punonjësen: Je vajzë, se po të ishe…

400 deri 700 mijë lekë ryshfet për lejet mjedisore, drejtori i PS dhunon ish-punonjësen: Je vajzë, se po të ishe…

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier, Arben Voja

Fiks Fare denoncoi një skandal me dhënien e lejeve mjedisore në Fier, ku një ish-punonjëse tregoi skemën që përdor drejtori me punonjësit aktuale. Me zë, figurë por edhe me dokumente, emisioni investigativ faktoi se disa individë, pas sorollatjeve për muaj me radhë, kanë paguar ryshfet në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Fier për të marrë këtë leje mjedisore.

Aida Kristo, ish-punonjësja ka denoncuar rastet edhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe në Ministrinë e Mjedisit. Por, pasi denoncimi i saj u arkivua, ajo iu drejtua “Fiks Fare”. Dhe, brenda një kohe të shkurtër, gazetarët e Fiksit zbuluan skandalin, pasi për të marrë një leje në këtë drejtori duhet të paguaje nga 400 deri në 700 mijë lekë të vjetra. Sipas denoncueses, në qendër të kësaj skeme është Arben Voja, drejtor i kësaj drejtorie, i cili me disa punonjës kanë bërë procedura të dyshimta të dhënies së lejeve mjedisore në qarkun Fier. “Veprojnë të gjithë dhe në krye është z.Voja. Kam qindra dosje, ku njëherë iu është refuzuar subjektit leja mjedisore dhe herën tjetër, me të njëjta dokumente, i është miratuar. Kam dyshime të forta se këta individë apo subjekte kanë paguar ryshfet” tha ish punonjësja.

Drejtori dhunon ish-punonjësen…

Ajo denoncoi një ngjarje që ka ndodhur brenda ambienteve të DRM Fier, ku z.Voja e ka dhunuar, duke tentuar ta nxjerrë me forcë nga ambientet e kësaj drejtorie. Për ngjarjen ka edhe një filmim, ku drejtori e kërcënon disa herë. “Tërë llafe, tërë kështu ti, tërë kohë. Ec e dil përjashta. Dil përjashta po të them, s’ke punë këtu. Dil përjashta!  Ec atje (e kap nga krahu dhe tenton ta nxjerrë jashtë me forcë). Dil përjashta. Dil përjashta mos më trego mua kush jam. Se je dhe femër, të kesh qenë ndonjë tjetër…” i thotë drejtori. Këtë ngjarje, zonja Kristo e ka denoncuar edhe pranë Ministrisë dhe AKM-së, por ende nuk ka marrë përgjigje. Ajo denoncon se ngjarja po fshihet dhe se titullarët e tij po e mbrojnë. “Asnjë reagim nga këta zyrtarë. I kam informuar, por vetëm e këshillojnë” thotë ajo.

400 – 700 mijë lekë ryshfet për lejet mjedisore

Ish-punonjësja e DRM Fier, denoncoi disa procedura të dyshimta në dhënien e lejeve mjedisore. “Fiks Fare” përzgjodhi disa emra nga kjo listë, duke i pyetur vetë subjektet për mënyrën e marrjes së lejes mjedisore. Të tre subjekteve iu është refuzuar fillimisht leja e mjedisit. Më pas, ata e kanë përfituar.

Fillimisht, shkuam në biznesin e z. A.H, në fshatin Cakran në Fier. Sipas dosjes, është bërë miratimi i dosjes me disa mangësi, madje mungonte vërtetimi nga Urbanistika. Fillimisht, këtij subjekti iu refuzua leja mjedisore. Pyetjes së gazetarëve të Fiks Fare, ky person tha se “përveç taksave, ke ato të tjerat mbrapa. Do t’i përballosh, pastaj duke punuar dhe ndarë gjërat. Po në fillim të duhen se s’bën ato”. Pyetjes sesa duan, ai thotë se ta thonë vetë punonjësit. “Të kesh forcë ti, mos bëj mbrapa po hyre. Do të hysh fortë, jo se s’kam më në xhep. Do të ecësh përpara. Do shohin ambientin, 20 mijë lekë, 30, 50 mijë, 100 mijë lekë” thotë ai.

Ndërkohë, gazetarët shkuan edhe në një servis automjetsh që ndodhet në hyrje të qytetit të Patosit, në emër të subjektit L.L. Kjo dosje ka pasur disa mangësi, nga urbanistika, pronësia, planvendosja, etj, etj. Pronari i këtij biznesi e pranon se ka dhënë plot 700 mijë lekë. “S’e mbaj mend se po bën kohë ajo, po vete ajo te 700 mijë lekëshi. Po fillove me leje, nuk mbarojnë lejet po lëre. Këtu është bërë ti vësh kyçin dhe të ikësh, është shumë keq situata” thotë ai.

Ndërkohë, Fiksi shkoi edhe në hyrje të fshatit Toshkëz, në Lushnje. Servisi është i z. L.A. Fillimisht, iu refuzua leja për një mori mangësish. Më pas, pa përmbushur asnjë kriter, Drejtoria Rajonale e Mjedisit ia miratoi! “Shiko, ajo e mjedisit mua më ka vajtur 400 e ca mijë lekë, po varet a e kupton. Ore unë, tjetër e bëri, tjetër mori ato, shok pas shoku e kupton. Biles unë kam kohë që e kam nxjerrë atë dhe s’e kam marrë akoma, atje është. Drejtpërdrejt ato nuk i realizon dot. Unë nuk i hyra këtyre, u bënë gjëra formale. Unë them drejt tamam ça bëra, nuk e di as vetë se ça bëra. Biles mua ma kthyen ata” thotë ai.

Drejtori i Mjedisit Fier, numërues votash

Një rregullore e brendshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ia ndalonte pjesëmarrjen në fushata dhe zgjedhje. Por, drejtori i DRM Fier, Arben Voja, jo vetëm që ka qenë në fushatë, por edhe numërues votash pranë KZAZ nr.57 dhe 58 në Fier. Madje, në një video të fushatës elektorale të kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, z.Voja merr pjesë në këtë takim elektoral, pavarësisht se rregullorja e AKM ia ndalonte një gjë të tillë. Në pikën 7 të kësaj rregullore thuhet se “ndalohen punonjësit që të marrin pjesë në zgjedhje edhe pas orarit zyrtar të punës”.

Denocuesja Aida Kristo thotë se drejtori Voja, pavarësisht se është nëpunës i Administratës Publike, ka edhe status, vijon të jetë i angazhuar në parti politike. Sipas saj, z.Voja është kryetar i PS-së në Njësinë Administrative Topojë në Fier. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në këtë njësi dhe pyetën banorët. Ata pranuan se kryetar i PS-së është pikërisht z.Voja, madje realizon edhe mbledhje. Sipas tyre, aktualisht është drejtor i Mjedisit, ndërkohë vite më parë ka qenë edhe kryetar i Komunës së Topojës. Pas konstatimit të këtyre problematikave, Fiks Fare tentoi të merrte një informacion nga DRM Fier. Por, megjithëse kanë kaluar disa muaj pas interesimit të gazetarëve pranë drejtorisë, por edhe pas dërgimit të një kërkese zyrtare, kjo drejtori ende nuk ka kthyer një përgjigje.

Drejtori dhunon ish-punonjësen; Je femër, po e di ç’të bëja…

Punonjësi – Nuk e di fare unë ça është bërë me kompjuterin, unë s’kam qenë këtu.

Ish-punonjësja – Jo mua s’më latë ju të bëja dorëzimet. Unë dorëzimet i bëra.

Drejtori Arben Voja – Ça dorëzimesh do bësh ti, ato dorëzime që fshin të gjitha materialet.

Ish-punonjësja – S’kam fshirë asnjë gjë unë, i keni fshirë vetë ju.

Drejtori Arben Voja – Mer ato që ke dhe ik.

Ish-punonjësja – Po patjetër që do iki… Sa t’ju dëgjoj juve konfliktual si gjithmonë. Tendecioz. Ke shumë se do iki unë.

Drejtori Arben Voja – janë dhe punonjësit po e di ça të bëj unë apo jo. Me mua mos u kap personalisht.

Ish-punonjësja – Ça do më bësh?

Drejtori Arben Voja – Dëgjon ça po të them. Dil përjashta shpejt tani, dil përjashta. Prit atje ta marësh.

Ish-punonjësja – Me kënaqësi më të madhe, jashtë s’pres unë, iki fare.

Drejtori Arben Voja – Prit aty. Po ik dhe mos më bëj shumë zhurmë.

Ish-punonjësja – Tendecioz ke…

Drejtori Arben Voja – Dil përjashta, dil përjashta po të them.

Ish-punonjësja – Ja e shikon kush po e ngre zërin.

Drejtori Arben Voja – Tërë llafe, tërë kështu ti, tërë kohë. Ec e dil përjashta. Dil përjashta po të them, s’ke punë këtu. Dil përjashta!

Ish-punonjësja – Pse jam subjekt unë.

Drejtori Arben Voja – Ec atje.

Ish-punonjësja – Mos më prek mua.

Drejtori Arben Voja – S’je subjekt, ec atje (e kap nga krahu dhe tenton ta nxjerrë jashtë me forcë). Dil përjashta.

Ish-punonjësja – Mos më prek mua me dorë se s’je askushi.

Drejtori Arben Voja – Ec dil përjashta po të them.

Ish-punonjësja – Kush je ti ore që më nxjerr jashtë. Kush je ti, je mbreti këtu?

Drejtori Arben Voja – Dil përjashta mos më trego mua kush jam. Se je dhe femër, të kesh qenë ndonjë tjetër..

Ish-punonjësja – Ça do më kishe bërë?

Drejtori Arben Voja – Të tregoja unë.

Ish-punonjësja – Mos, do më kishe gjuajtur ore?

Drejtori Arben Voja – Ec andej po të them, ec! Ec mos më ngri nervat, po dil përjashta po të them.

Ish-punonjësja – Ore përmbahu, qetësohu.

Drejtori Arben Voja – Moj shoqe mos më fol mua ashtu, më ngatërron me ndonjë tjetër ti mua.

Ish-punonjësja – Qetësohu.

Drejtori Arben Voja – Mos më ngatërron me atë që ka qenë më përpara?

Ish-punonjësja – Me kë? Shumë të mirë kanë qenë, kanë qenë të sjellshëm ata.

Drejtori Arben Voja – Kanë qenë të sjellshëm ata ëë?

Ish-punonjësja – Nuk e ngrinin zërin kot.

Drejtori Arben Voja – Se ke njohur atë eritimin tim, po ik atje.

Ish-punonjësja – Po e njoh, po e njoh.

Drejtori Arben Voja – Ec atje, nisu të thashë.

E.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 04/12/2020 12:48

    Ti tilla konflikte me te njeten fjalor e kemi degjuar edhe ne komisionin e ligjeve. Edhe drejtori vete keshtu trajtohet nga superioret e vet. Edhe ato leket per nje leje ndertimi ja mere nje fukarai, se kapos se qytetit i lan çorapet dhe i pi ujin.

    Përgjigju
  • Populli: 04/12/2020 12:25

    Ore jan mire nga trut e kokes keta prokuror a jo raste te tilla prokuroria duhet ta arrestonte kete drejtor langaraq..eh nuk behet shqiperia jooo joo kurr

    Përgjigju
  • Mandati3: 04/12/2020 11:59

    Ja pra administrata e Rilindjes!

    Përgjigju
    • Pa parti: 04/12/2020 12:36

      Jo po ministri Saliut Ylli Pango me mbërtheckat... Një Mut janë ska rilindje e PD kjo punë, mutrat janë të gjithë njësoj vijn era.

  • Popull në hall: 04/12/2020 11:07

    Drejtori Rob... burrec, hajdut, cornuto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë