400 mijë spiunë vullnetarë/ A mund të sjellë hakmarrje hapja e dosjeve? PD: Shqiptarët nuk kërkojnë shpagim, duan vetëm të dinë të vërtetën

400 mijë spiunë vullnetarë/ A mund të sjellë hakmarrje hapja e dosjeve? PD: Shqiptarët nuk kërkojnë shpagim, duan vetëm të dinë të vërtetën

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj

Në Kuvendin e Shqipërisë presin për t’u shqyrtuar dhe miratuar dy nisma ligjore me objekt të njëjtë: Hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, duke i bërë të aksesueshme për çdo qytetar. Dy projektligjet janë pozuar nga mazhoranca qeverisëse si dhe nga PD-ja që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Dy nismat, meqenëse kanë objekt të njëjtë, janë bashkuar në një. Bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit ndahen në dy kategori, në bashkëpunëtorët vullnetarë dhe një pakicë bashkëpunëtorësh, të rekrutuar nën presion, shantazh dhe tortura.

Numri i bashkëpunëtorëve vullnetarë është rreth 400 mijë, ndërsa vetë Sigurim i Shtetit ka pasur në organikë 1 mijë e 400 punonjës. Një pjesë e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit kanë ndërruar jetë, një pjesë janë në pension dhe jashtë vendit, ndërsa spiunët e rekrutuar kryesisht pas viteve ’70, janë në poste të larta publike. 

Nuk ka dyshim se hapja e dosjeve do të shuante një kureshtje të madhe kombëtare dhe do të prodhonte befasi dhe surpriza, duke zbuluar bashkëpunëtorë të ish Sigurimit, të cilët kanë spiunuar shokët, kolegët, bashkëfshatarët, komshinjtë, por edhe familjarët e tyre, si vëllain, babanë etj. 

Po a mund të nxisë hapja e plotë e dosjeve konflikte sociale dhe hakmarrje nga ata që janë spiunuar? 

Propozuesit e nismës për hapjen e dosjeve thonë se shqiptarët nuk janë hakmarrës dhe këtë konstatim e bazojnë në një përvojë konkrete. “Për shumëkënd, hapja e dosjeve ka qenë një diskutim i parakohshëm, që mund të krijonte trazira a konflikte sociale, që mund të shtynte qytetarët drejt hakmarrjes apo shpagimit. Këto arsyetime mund të përmbanin të vërteta të caktuara... Historia 31-vjeçare postkomuniste ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës, nuk kërkojnë shpagim, nuk urrejnë, por kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën tërësore të asaj që kaluan në Shqipërinë burg të viteve 1944-1991”, thuhet në relacionin shpjegues të projektligjit. 

Ndërkaq, edhe nëse ndryshimet ligjore do të miratohen, jo të gjitha dosjet e ish Sigurimit të Shtetit do të hapen. Do të mbeten sekret dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe me sigurinë kombëtare.

Fondi i zbulimit

Ish-Drejtoria e II 5206 dosje dhe fashikuj
Fondi i veçantë 2 740 dosje dhe fashikuj
Fondi i Kosovës 11 489 dosje dhe fashikuj
Fondi i të arratisurve 6 724 dosje dhe fashikuj
Fondi i emigrantëve ekonomikë 4 752 dosje dhe fashikuj
Fondi i të huajve 12 392 dosje dhe fashikuj
Mikrofilma 453 dosje dhe fashikuj

Fondi kundërzbulimit ish-degët e Punëve të Brendshme

Dosje RSI (bashkëpunëtorë) 10 733
Dosje përpunimi (2A/2B) 11 987
Dosje drejtimi (disa volume) 907
Dosje kërkimi dhe zbulim autori 778
Dosje objekt i rëndësisë së veçantë 533

Fashikuj të ndryshëm (vizitor, turist, të dënuar, specialistë të huaj) 1174
Dosje agjenturore 459
Regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) 842
Dosje me probleme të centralizuara 526
Procesverbale, lista veçimi, statistika, evidenca 4 480
Njësi të tjera ruajtje (libra, tema etj.) 2 000
Kartela 215 790

Fondi i arkivues së Sistemit të Ministrisë së Brendshme

Fondi i dosjeve administrative (Drejtori I, II, III dhe ish-Degët e Punëve të Brendshme në Rrethe) 90 345 dosje.
Fondi i dosjeve hetimore, gjyqësore 14 000 dosje
Fondi i dosjeve të personelit të ish MPB, 15 000 dosje
Fondi i dosjeve operative, 12 470 dosje
Fondi i krijuar nga funksionimi i ligjit Nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik, 264 dosje
Fondi i dosjeve të rrjetit sekret (dosje pune dhe personale), 1 642 dosje
Fondi i dosjeve të përpunimit 158 dosje
Bobina 492
Katalogë alfabetikë 113
Kartelat model 21 000
Kartela me të dhënat nga dosjet hetimore-gjyqësore 14 700

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 09/11/2022 09:19

    Dosjet hapini...por ne we kemi dosjet ne gjykate kur do mbyllen...nuk ka shanse thone dhe minimumi 5 vjet se ska gjyqtare...ky eshte hall zoti Doci jo kjo qe kerkon ti..po na iken jeta e nuk po marim drejtesi...kur ben Reformen pse nuk e menduan mungesem e gjyqtareve? Kush ka faj?

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/11/2022 20:09

    Edvin shkjau shqipfolës e ka planifikuar që ta bëj hakmarrjen luftë vllavrasëse mes shqiptarëve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë