/ATSH/- Në kuadër të 400 vjetorit të themeimit te Tiranës si qendër urbane, Bashkia e Tiranës promovoi librin e inxhinierit Orhan Sakiqi "Infrastruktura e Tiranës, vështrim në vite".
E pranishme në këtë aktivitet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, theksoi se "libri përveçse një vlere qytetare që të gjithëve ne na kishte munguar deri tani, është një mesazh i mirë edhe për brezat, është një lidhje mes brezave. Në këto ditë festash është shumë bukur t'u shtosh edhe një aktivitet si ky. Në kuadrin e 400-vjetorit të Tiranës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me disa nga bashkëpunëtorët e saj të mirë të këtij qyteti të mrekullueshëm, do te beje gjithcka për t'i sjellë qytetit çdo gjë të bukur që ka pasur në ato vite dhe çdo gjë të bukur që ka në këto vite, por edhe duke revokuar të kaluarën".
Orhan Sakiqi, autori i librit, falënderoi Bashkinë për promovimin dhe tha se libri vlen si gjurmë që sado e vogël, mbetet në memorien e këtij qyteti.
Libri i konceptuar në dy pjesë, sjell shkrime që janë shkruar për Tiranën, kryesisht për infrastrukturën, por edhe vështrime mbi disa rrugë kryesore, përshtypje nga vizita të delegacioneve, mbi disa ndërtesa si projektues konstruktor, tre recenca librash, për historikun e Tiranës së vjetër, si dhe trajtat urbanistike të qytetit. Ka edhe shkrime për qendrën, zonat e degraduara urbane, për ngërçin urbanistik, për furnizimin me ujë, për stadiumin e ri, parkun e madh. Në pjesën e dytë, autori sjell trajtesa mbi infrastrukturën e Shqipërisë. Kryesisht ato janë për Korridorin e Tetë, Rrugën e Kombit, Rrugën e Arbrit, Urën e Zogut mbi lumin Mat.
/Shqiptarja.com